Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Teatri Kombëtar, Bujar Kapexhiu prezanton para artistëve projektin e tij

Postuar: 20/03/2018 - 08:29

Aktorët u mblodhën sërish për të diskutuar në lidhje me debatin për Teatrin Kombëtar, por këtë herë atyre iu bashkëngjitën dhe qytetarë të Tiranës, anëtarë të shoqërisë civile dhe më gjerë. Edhe këtë herë ata kundërshtuan fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, dhe pohuan se çdo të hënë do të mblidhen në teatër për këtë problem. Aktori i njohur Robert Ndrenika u shpreh kundër ndërtimit të teatrit me Partneritet Publik Privat. “Ajo që më shqetësoi është Partneriteti Publik Privat, që unë jam kundër këtij për arsye se jam i bindur dhe nuk ma lot perëndia nga mendja, që teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paratë e taksapaguesve. Në çdo vend, edhe në Maqedoni shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët që i shfrytëzon deri në palcë. Pra nuk jam fare për këtë”, tha Ndrenika. Më tej në fjalën e tij ai tha se ishte një variant i mirë për teatrin varianti i Bujar Kapexhiut. “Më paraqiti Kapexhiu këtë, në pamje të parë më pëlqeu. Ka variante sa të duash, ka variante që mund të marrin të tërë përveç 7-8 kullave që duan të bëjnë atje prapa, le të bë- jnë nja 3-4 këtu dhe le të na japin sheshin tek vëllezërit "Frashëri" ai rri bosh aty. Të bëhet një teatër i mirë dhe aty. Gjithë gazetat thonë që PPP është në interes të privatit, jo në interes të teatrit dhe aktorëve”, tha Ndrenika. Regjisori Bujar Kapexhiu u shpreh se në vendin ku sot është teatri mund të bëhet një kompleks teatror. “Unë kam menduar që këto dy teatro mos të shemben, janë vlera historike dhe të qëndrojnë, midis këtyre të dyve që mund të rikonstruktohen të ndërtohet një godinë e këtij stili, modern apo neoklasik ta zgjidhin arkitektët, por atë godinë që do të ndërtohet të lidhi këto dy teatro, ti plotësojë dhe ato që mungojnë në dy teatro. Ne nuk duhet të prishim, të ndërtojmë midis tyre një të re, dhe bëhet kështu një kompleks teatror”, tha Kapexhiu. Edhe aktori Arben Derhemi tha se një projekt i realizuar nga regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu është më ambicioz dhe i pranueshëm nga artistët. "U prezantua projekti nga danezi, ne sjellim projektin e shqiptarit (Kapexhiut)", tha aktori Arben Derhemi. Por më tej ai tha se çdo të hënë do të mblidhen në teatër. “Çdo të hënë të jemi këtu për Teatrin Kombëtar, për t’u përballur me arrogancën e qeverisë. Të hënën presim sa më shumë njerëz në teatër”, tha Derhemi. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 50

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Korçës.

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “

Postuar: 08/12/2018 - 07:36

Shfaqja “Unë kam gjithmonë një shami në xhepin tim” bën bashkë artistët shqiptarë dhe

Postuar: 08/12/2018 - 07:34

Artistët kanë treguar që dhe me pak mbështetje ia kanë dalë të realizojnë shfaqjet e tyre, por mo

Postuar: 07/12/2018 - 07:41

Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi edicionin e IX të Ditëve të Albanologjisë.