Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Teatri Kombëtar do të shembet, arkitekti danez prezanton projektin e godinës së re

Postuar: 13/03/2018 - 08:35

Teatri Kombëtar do të shembet dhe në vend të tij do të ndërtohet një godinë e re moderne dhe bashkëkohore. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për ndërtesën e re të teatrit. Kryeministri Rama, gjatë prezantimit të projektit të ndërtesës së re në takimin ku ishin të pranishëm dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe artistë të ftuar, theksoi se ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe sipërmarrjen private. Kryeministri u shpreh se ndërtesa e re do të ketë trefishin e hapësirës që ka sot dhe se nuk do të jetë me kullë. “Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet Teatri i ri Kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale në qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët. Ne kemi bërë për teatrin aq sa pasur mundësi, por kemi bërë më shumë se të gjitha vitet e marra së bashku”, u shpreh kryeministri Rama në fjalën e tij.

Më tej në kreu i qeverisë tha se sipërmarrësi garanton projektin, por nuk humb. “Nga 3000 metra katror rrënoja do të kemi 9 mijë metra katror. Nga 1 sallë do të kemi 4 salla për shfaqje. Teatri është pjesë e një propozimi për një partneritet publik privat. Sipërmarrësi garanton projektin për teatrin e ri, por nuk vjen për të humbur”, u shpreh mes të tjerave kryeministri Edi Rama. Sipas kreut të qeverisë, investimi për Teatrin e ri Kombëtar do përfundojë brenda tre viteve të ardhshme. “Teatri do ndërtohet brenda 3 viteve të ardhshme. I gjithë projekti do fillojë nga teatri dhe teatri do jetë faza e parë dhe prioritare e projektit. Garancia e ndërtimit të tij brenda tre viteve do jetë pjesë e procesit që ne kemi tani detyrë të ndërmarrim, përmes një procedure që do finalizohet me ligjin e Kuvendit për një investim kaq të madh për kulturën dhe për Tiranën", u shpreh Rama. Për t’u njohur me projektin e ri të pranishëm ishin edhe ikonat e skenës së teatrit dhe të artit, duke filluar nga Robert Ndrenika, Tinka Kurti, regjisori Piro Milkani, Kujtim Çashku. Gjithashtu, në sallë ishin të pranishëm edhe Altin Basha, Kastriot Çaushi, Artan Imami, Hervin Çuli, Armando Bora, Zana Çela, Laert Vasili, Gazmend Paja, Gent Hazizi, Petrit Malaj, etj./Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:27

"Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji Luli Hoxha vijon për publikun në skenë.

Postuar: 13/12/2018 - 07:25

Filmi “Shpresa” prodhim i Kinostudios më 1989, me skenar nga Dhimitër Xhuvani dhe reg

Postuar: 13/12/2018 - 07:24

“Kruja dhe Skënderbeu”, ekspozita e 53 piktorëve shqiptarë zhvendoset nga Tirana në V

Postuar: 13/12/2018 - 07:22

Ministria e Kulturës ka nisur procedurën për mbylljen e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit

Postuar: 12/12/2018 - 07:39

Shfaqja teatrale "Copë Copë" vazhdoi turneun në Tiranë dhe mbrëmë u shfaq për publikun

Postuar: 12/12/2018 - 07:38

Festivali i 57 i Këngës në RTSH do të prezantohet nga Viktor Zhusit dhe këngëtarja Ana Gojla, por

Postuar: 12/12/2018 - 07:36

Ministria e Kulturës, në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria “Viti mbarëkombëtar Gje