BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x
BREAKING NEWS

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita
x

Kultura

Teatri Kombëtar Eksperimental, deri në dhjetor në sezonin artistik vetëm me premiera teatrore të “Fondit të teatrit për të rinj”

Teatri Kombëtar Eksperimental, deri në dhjetor në sezonin

Premierat teatrore të këtij sezoni artistik, që ka nisur në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” deri në muajin dhjetor janë vepra të “Fondit të teatrit për të rinj”. Ministria e Kulturës akordoi këtë fond në vlerën 10 milionë lekë të reja dhe përmes Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" mbështeten regjisorët e rinj deri në 35 vjeç. Fondi siç u bë me dije më parë shkon për veprat teatrore, në periudhën e realizmit prill-dhjetor. Pranë Teatrit Eksperimental bëjnë me dije se sa i takon premierave deri në muajin dhjetor do të ketë shfaqje që realizohen përmes këtij fondi, ku vepra e parë e realizuar ka qenë “Panik” në muajin qershor. Me regji nga Blendi Arifi vepra e komedianit të shquar finlandez Mika Myllyaho u shfaq për herë të parë në Shqipëri në skenën e teatrit Metropol në Tiranë, si dhe në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivolgi”. Në këtë fond ka pasur një numër të lartë propozimesh, ku kanë qenë plot 39 të tilla , prej të cilave janë zgjedhur nga bordi artistik i TKEKS 15 projekte fituese. Projektet përfituese nga ky fond realizohen nën kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental, ndërsa teatrot e rretheve do të mbështesin projektet e këtij fondi, përmes logjistikës teatrore. Këtë sezon gjithashtu në skenën e TKE do të jenë dhe veprat teatrore  “Elektroshok” dramë shqipe nga Sara Samja, “Pasaporta” vepër shqipe nga regjisori Ervis Saliasi, “Misto” dramë shqipe nga Françeska Hysi, “Muji dhe Halili” vepër shqiptare nga Ina Morinaj gjithashtu do të jetë pjesë e sezonit artistik në TKES në Tiranë, si dhe drama shqipe “Koncerti” nga regjisori Marsel Greva.  

Një javë dedikuar festivalit

Prej projekteve që do të vihen në skenë, artistët e rinj kanë propozuar  pjesë të dramaturgjisë shqiptare dhe të dramaturgjisë së huaj. Shpërndarja gjeografike e projekteve është në Tiranë; Korçë; Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër, Pukë dhe Vlorë. Në përfundim të punës për të gjitha veprat, do të organizohet një javë e dedikuar festivalit të teatrit për të rinj, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke e finalizuar me ndarjen e çmimeve për të gjitha kategoritë pjesëmarrëse, nga një juri profesioniste. Vepra e dytë e këtij fondi që do të vijë në skenë është ajo me titull “Kjo, rinia jonë” dramë austriake nga Silvio Goskova  që do të jetë në qytetin e Korçës. Përmes “Fondit të teatrit për të rinj, në vitin 2022”, me një shumë prej 10 milionë lekësh të reja synohet nxitja dhe aktivizimi i krijuesve dhe interpretuesve të rinj; risjellja në një formë të re e festivalit të të rinjve; gjallërimi dhe lëvizja teatrore në rang vendi; krijimi i lëvizjes teatrore në bazë të rajoneve.  Më herët u bë me dije se veprat që do të propozohen dhe përzgjidhen të kenë deri në 4 personazhe. Komisioni, që përzgjodhi veprat dhe regjisorët me prezantimet e tyre ishte bordi artistik i Teatrit Eksperimental. Teatrot e rretheve do të mbështesin projektet e këtij fondi, përmes logjistikës teatrore, skenografinë dhe kostumografinë sipas mundësive buxhetore të tyre.