BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Kultura

Teatri Kombëtar Eksperimental, me veprën “Jul Cezari” në Vlorë

Teatri Kombëtar Eksperimental, me veprën “Jul Cezari”

Vepra teatrore “Jul Cezari” e Shekspirit këtë mbrëmje do të jetë në qytetin e Vlorës. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po vijon me prezantimin e shfaqjes në qytete të ndryshme të vendit dhe këtë herë ndalet në Vlorë. Teatri Kombëtar Eksperimental njofton se vepra do të shfaqet në ora 18:00, tek sheshi "Tre racat". “Shfaqja që trondit publikun që në premierën e saj. E vlerësuar maksimalisht nga kritika. Me regjinë e të mirënjohurit Ivica Buljan vjen për t'ju magjepsur”, shprehet teatri. Me regji të Ivica Buljan për publikun vijnë aktorët Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Ilia Kaçi, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Alert Çeloaliaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Anxhelo Shkreli. Vepra shfaqte në Vlorë dhe me mbështetjen e kryetarit të bashkisë Dritan Leli. Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni e Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qëndrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Gjatë karrierës së tij si regjisor Ivica Buljan ka vënë në skenë vepra të ndryshme teatrore të njohura, por Shekspirin e solli për herë të parë me trupën shqiptare. Më herët regjisori Buljan pohoi se kjo pjesë është aktuale jo vetëm për Shqipërinë, por dhe në botë. ““Jul Cezari” është i pari thriller politik në çdo kohë, madje kjo vepër është aktuale jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë”, tha ai mes të tjerave. Shfaqjet e tij kanë qenë pjesëmarrëse në më shumë se 30 vende të ndryshme. Duke u mbështetur në filozofinë krijuese të Antonin Artaud, teatri i tij fokusohet në protagonizmin e aktorit dhe ruan linjat klasike të teatrit. Buljan ka drejtuar Teatrin Kombëtar Kroat në Split, gjatë viteve 1998-2002. Në vitin 1999, gjatë kohës që ai e drejtonte, Teatri Kombëtar Kroat u bashkua me Konventën e Teatrit Evropian.