BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Teatri Kombëtar Eksperimental vret frikën, të enjten me “Jul Cezarin” në Fier

Teatri Kombëtar Eksperimental vret frikën, të enjten me

“Jul Cezari” vazhdon udhëtimin në qytet e vendit. Vepra e Shekspirit me regji nga Ivica Buljan do të ndalojë këtë herë në qytetin e Fierit. Në mbrëmjen e datës 17 shtator vepra teatrore do të shfaqet te ish Universiteti i Fierit. Vepra e Shekspirit mbrëmjen e së enjtes në Fier do të jetë me interpretimin fantastik të aktorëve Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Alert Çeloaliaj, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Ilia Kaçi, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Anxhelo Shkreli. Drejtori i teatrit Kiço Londo thotë se “Jul Cezari” është pritu shumë mirë nga publiku, ku më datë 17 shtator do të jetë spektatori në Fier që do të shikojë këtë shfaqje teatrore. Në lajmërimin e teatrit thuhet ndër të tjera se shfaqja që trondit publikun që në premierën e saj e vlerësuar maksimalisht nga kritika, me regjinë e të mirënjohurit Ivica Buljan vjen për t'ju magjepsur. Me veprën e Shekspirit Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" hapi dhe sezonin artistik, ku këtë herë ishte në Shkodër. Mbrëmjen e datës 3 shtator në orën 20:00 te kopshti i teatrit “Migjeni” u shfaq vepra e Shekspirit, për të vijuar më pas edhe në Tiranë për publikun. Në një kohë pandemie ku dihen vështirësitë për zhvillimin e jetës artistike, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po vazhdon të jetë para publikut jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera me produksionet artistike të tij. Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qendrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Më herët në një reagim të tij kur kjo shfaqje pritej të ishte premierë në Tiranë, regjisori Ivica Buljan tha mes të tjerave se kjo pjesë është aktuale jo vetëm për Shqipërinë, por dhe në botë.

Veprat teatrore dhe regjisori

Regjisori Ivica Buljan ka studiuar shkenca politike në Zagreb dhe fillimisht ka punuar si shkrimtar dhe kritik i rregullt i teatrit për “Slobodna Dalmacija”, një gazetë e përditshme e botuar në Split, Kroaci. Buljan me shkrimet e tij profesionale ka bashkëpunuar edhe me revistat teatrore ndërkombëtare “Primer Acto” (Madrid), “Ubu” (Paris, Londër), “Mask” (Ljubljana). Fillimisht nisi të punoj me skenën teatrore si drejtues teatri dhe i disa festivaleve ndërkombëtare teatrore. Shfaqjet e tij kanë qenë pjesëmarrëse në më shumë se 30 vende të ndryshme. Duke u mbështetur në filozofinë krijuese të Antonin Artaud, teatri i tij fokusohet në protagonizmin e aktorit dhe ruan linjat klasike të teatrit. Buljan ka drejtuar Teatrin Kombëtar Kroat në Split, gjatë viteve 1998-2002. Në vitin 1999, gjatë kohës që ai e drejtonte, Teatri Kombëtar Kroat u bashkua me Konventën e Teatrit Evropian. Buljan është gjithashtu bashkëthemelues dhe drejtor artistik i Teatrit Mini në Lubjanë, si dhe themelues dhe drejtor i Teatrit të Ri në Zagreb. Ai është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të ETJ në Bruksel, Instituti i Teatrit Mesdhetar në Madrid dhe ITI-UNESCO në Paris. Së bashku me Dubravko Vrgoc, Buljan themeloi Festivalin e Teatrit Botëror në Zagreb në vitin 2003 dhe ishte drejtor artistik i saj. I vlerësuar për mjeshtërinë e tij dhe sukseset skenike Buljan ka dhënë mësime teatri në Paris, Bruksel dhe Moskë dhe si lektor ligjërues në La MaMa në Nju Jork. Gjithashtu ai është profesor në Akademinë Kombëtare të Teatrit në Saint-Etienne, Francë. Si dramaturg, ka punuar në Kroaci, Francë dhe Slloveni.