BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

Teatri Kombëtar: Festivali “Moisiu On”, u ritakuam virtualisht në skena

Teatri Kombëtar: Festivali “Moisiu On”, u ritakuam virtualisht

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “Moisiu On” përfundoi rrugëtimin e tij. Në këtë edicion të festivalit konkurruan shfaqje të ndryshme teatrore, ku në fund të tij u ndanë dhe çmimet. Teatri Kombëtar shprehet se përmes këtij festivali ishte një takim virtual, dhe shpreson që vitin e ardhshëm të jenë në skenë. “U ritakuam virtualisht në skenat e të gjithë shqiptarisë dhe më të mirët e këtij viti u përzgjodhën nga spektatorët, dhe nga vetë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti. Faleminderit që besuat te ky projekt dhe për mbështetjen tuaj tek arti dhe kultura Urojmë që festivalin e ardhshëm të ritakohemi në skenë”, thuhet mes të tjerave në mesazhin e TK, ndërsa falenderon dhe Ministrinë e Kulturës, si dhe donatorët privat. Shfaqja teatrore “Galaksia” e Teatrit Kombëtar u vlerësua si më e mira në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On 2021”. Nga 23 shkurti, shfaqjet më të mira të 20 trupave nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga skena e pavarur ishin livestream në Facebook-un e Teatrit Kombëtar dhe në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse. Drama dhe komedi ishin pjesë e këtij festivali, që këtë herë erdhi në një konkurrim online. Mbrëmjen e datës 16 mars u shpallën dhe çmimet e festivalit. Shfaqja teatrore “Martesa” e teatri “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ishte fituese e çmimit të publikut në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”. Teatri Kombëtar publikoi votat që janë dhënë për shfaqjet në festival, dhe më shumë mori “Martesa” e Anton Çehov me regji nga Driada Dervishi. “Pas numërimit të 3247 komenteve, votave të vlefshme, po ju njohim me 5 shfaqjet më të votuara nga ju të dashur miq të teatrit si dhe shfaqjen fituese të çmimit të publikut, në edicionin e parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”. 1-“Martesa”, teatri “Aleksandër Moisiu”, 420 vota. 2- “Galaksia” Teatri Kombëtar, 386 vota; 3-“Dorëzimi në Spokan” teatri “Hadi Shehu”, 372 vota; 4- “Në det” Teatri Shqiptar Kumanovë, 359 vota; 5- “Zgjimi i pranverës” Teatri Kombëtar i Kosovës, 307 vota”, bënte me dije TK. Festivali u organizua nga Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.