BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x
BREAKING NEWS

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U kërkonte para qytetarëve, Policia e Shtetit merr vendimin drastik për efektivin, në hetim edhe... (Emrat)

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U
x

Kultura

Teatri Kombëtar i Kukullave pas restaurimit do të mirëpresë deri në 160 spektatorë

Teatri Kombëtar i Kukullave pas restaurimit do të mirëpresë

Teatri Kombëtar i Kukullave, ky monument i rëndësishëm kulturor dhe historik, është një nga sitet e përzgjedhur që po restaurohet nga programi “EU4Culture”. I ndërtuar në vitin 1924 për të shërbyer fillimisht si Shtëpia e Oficerëve dhe më pas si Parlamenti i parë i Shqipërisë, që prej vitit 1960, godina u kthye në Teatër Kombëtar të Kukullave, një qendër kulturore për fëmijë e ngulitur thellë në kujtesën e disa brezave. Në faqen e programit “EU4Culture” thuhet se pas restaurimit teatri do të mirëpresë 160 spektatorë. “Falë projektit “EU4Culture”, restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kukullave do të jetë plotësisht në përputhje me standardet bashkëkohorë dhe do të mirëpresë deri në 160 spektatorë. Na ndiqni për më shumë zhvillime rreth punimeve në sitet e projektit. Ministria e Kulturës, European Union in Albania, UNOPS”, thuhet në faqen e programit në Facebook. Ndërtesa vuante nga një mungesë serioze e riparimeve dhe mirëmbajtjes; tërmeti i vitit 2019 shkaktoi dëme të dukshme strukturore. Ndërhyrjet e propozuara për rehabilitimin e Teatrit Kombëtar të Kukullave, në lidhje me projektin “EU4Culture” më parë u bë me dije që përfshinin kategori të ndryshme si riparim i plotë strukturor, ruajtja e fasadës historike, restaurimi dhe përmirësimi i ambienteve të brendshme duke përfshirë sallën e publikut, skenën, mobiliet, ekspozitat muzeale, njësitë teknike, të shërbimeve dhe administratës, përmirësimi i mekanizmave të skenës dhe i vetë skenës për të pritur lloje të shumta të shfaqjeve teatrale, etj. “EU4Culture” është një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore ndonjëherë të hartuar nga Bashkimi Europian për sa i përket numrit të monumenteve dhe fondeve të përfshira.