BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Kultura

Teatri Kombëtar kujton regjisorin Esat Oktrova, figurë e shquar e teatrit shqiptar

Teatri Kombëtar kujton regjisorin Esat Oktrova, figurë e shquar e

Teatri Kombëtar kujtoi në 91-vjetorin e lindjes regjisorin e njohur Esat Oktrova. Ai u lind në Pogradec më 28 prill 1930. Teatri ka publikuar një material për artistin e njohur, që u nda nga jeta në vitin 2001 dhe e cilëson një figurë të shquar. “Teatri Kombëtar kujton 91-vjetorin e lindjes së regjisorit dhe një prej figurave të shquara të teatrit shqiptar Esat Otrova”, shprehej Teatri Kombëtar të mërkurën përmes një statusi në Facebook. Esat Oktrova mësimet e para i mori në qytetin e Pogradecit dhe në shkollën e mesme në qytetin e Korçës. Më pas vazhdoi Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Në këtë kohë fillon karriera e tij në fushën e aktrimit, veçanërisht në "Estradën e Ushtarit" në Tiranë, ku ra në sy talenti i padiskutueshëm. Pas mbarimit të ushtrisë ai vijoi studimet e larta në Institutin e Lartë Shtetëror të Artit Teatral në Moskë, në Fakultetin e Regjisë. Pas përfundimit të studimeve, emërohet fillimisht regjisor e më pas drejtor i teatrit “Migjeni” në Shkodër. Esat Oktrova ishte në teatrin “Migjeni” me një formim të konsoliduar si regjisor. Njihte traditat më të mira të teatrit shqiptar që kur studionte në degën e Dramës të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe arritjet e teatrit botëror nëpërmjet spektakleve të teatrove më të shquara të vendeve të ndryshme, me të cilat ishte njohur gjatë studimeve të larta në Fakultetin e Regjisurës. Në atë fakultet ai fitoi një kulturë profesionale bashkëkohore për teorinë e regjisurës gjithashtu dhe për artet e tjera të domosdoshme për përgatitjen e shfaqjeve skenike si: muzika, artet figurative, arkitektura, skerma, historia e mendimit teatror botëror, etj. Në teatrin “Migjeni”, Esat Oktrova punoi nga viti 1960 deri në vitin 1967. Gjithashtu, ai ka qenë një nga pedagogët e shquar të Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve, në lëndën e regjisurës së teatrit, hartues i programeve dhe teksteve mësimore. Është shpallur “Qytetar nderi” i Pogradecit dhe i Shkodrës. Ka mbajtur titullin shkencor “Profesor” dhe është dekoruar me titullin “Artist i Merituar”. Esat Oktrova ka interpretuar rolin kryesor në filmin artistik “Zemra që nuk plaken”. Regjisori Esat Oktrova ndërroi jetë në Tiranë më 21 mars 2001.