BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Teatri Kombëtar mbyll sezonin artistik shtator 2021- qershor 2022,  katër vepra të huaja dhe asnjë shqiptare në skenën teatrore

Teatri Kombëtar mbyll sezonin artistik shtator 2021- qershor 2022, 

Teatri Kombëtar mbylli sezonin artistik me shfaqjen teatrore “Përvjetori i ditëlindjes”. Kjo shfaqje ishte e fundit, që erdhi në skenën  teatrore për publikun te “ArTurbina” këtë sezon artistik. Sezoni nisi në muajin shtator të vitit të kaluar dhe u mbyll këtë qershor, por me 4 vepra të huaja teatrore dhe nuk pati asnjë vepër shqiptare. Vetë teatri e quan një sezon të jashtëzakonshëm, ku solli për publikun 4 produksione madhështore. “Teatri Kombëtar mbylli një sezon të jashtëzakonshëm! Nga shtatori i vitit të kaluar e deri më qershor 2022, magjia e teatrit u rikthye me 4 produksione madhështore”, thuhet nga teatri në faqen e tij. Teatri ka renditur dhe veprat teatrore që erdhën në skenë këtë sezon artistik. “Ferma e kafshëve” ishte e para këtë sezon. Komedia satirë e shkrimtarit të njohur britanik, sjellë në skenën e amfiteatrit të liqenit nga Driada Dervishi. Teatri Kombëtar shprehet se erdhi në skenë me një prej regjisoreve më të mira shqiptare. “Ishte një sukses i madh, ku vetëm nata e fundit numëroi plot 702 bileta të shitura”, thuhet nga teatri. Vepra e dytë teatrore e sezonit artistik shtator 2021-qershor 2022 është ajo me titull “Edmond”. Sipas TK, një nga veprat më të njohura dhe më të mira bashkëkohore, shkruar nga 'djaloshi i artë' i teatrit francez, Alexis Michalik. “Një komedi brilante e vendosur në Parisin e shekullit të XIX, me regji nga çifti i mrekullueshëm i skenës, Andia Xhunga dhe Indrit Çobani”, nga thuhet nga TK. Në skenën teatrore këtë sezon erdhi dhe shfaqja teatrore “Coriolanus”. Një kryevepër e atij që mund quhet dramaturgu më i madh të gjitha kohërave, William Shakespeare, nën drejtimin e regjisorit të mirënjohur Altin Basha. Teatri Kombëtar shprehet se ishte një produksion madhështor, ku u përfshinë jo vetëm aktorë të njohur të teatrit, por edhe pedagogë e studentë të Universitetit të Arteve, në atë që ishte një shkollë e vërtetë e artit skenik.

Premiera  e radhës në tetor

Sezoni artistik u mbyll pas asnjë vepër teatrore shqiptare në skenë si produksion i TK, megjithatë për institucionin u sollën vepra që u mirëpritën nga publiku. Institucioni bën me dije se pret publikun sërish në tetor me premierën e radhës, e cila do të çelë dhe sezonin e ri artistik. Vepra e fundit teatrore që erdhi për publikun këtë sezon në skenë  e Teatrit Kombëtar si pjesë e aktiviteteve të tij në kalendarin artistik ishte dhe “Përvjetori i ditëlindjes”. Një bashkëproduksion i Teatrit Kombëtar, Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli" dhe shoqatës "Pulçinela", me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe donatorëve të tjerë. Nën regjinë e Besmir Bitrakut, "Përvjetori i ditëlindjes" është një shfaqje, e cila prek një nga temat më të ndjeshme të shoqërisë, atë të abuzimit me fëmijët dhe e bën spektatorin të reflektojë, të kthejë sytë tek familja. Në fund të sezonit, TK thotë se ishin artistët e punonjësit që sollën këto kryevepra. “Dëshirojmë të shfrytëzojmë rastin të falenderojmë të gjithë regjisorët, aktorët, stafet krijuese dhe 'prapavijën' e Teatrit Kombëtar, për punën e palodhur për të sjellë në “jetë” këto kryevepra”, thuhet nga TK. Pas mbylljes së sezonit artistik, teatri ka bërë me dije se nis javën "Netët e Leximit të Dramës Shqipe".