BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Teatri Kombëtar, pas më shumë se një viti mungesë rikthehet me 3 produksione

Teatri Kombëtar, pas më shumë se një viti mungesë

Teatri Kombëtar pas më shumë se një viti mungesë rikthehet me tre vepra teatrore. Janë tre produksione, vepra të autorëve të njohur, që do të vijnë me interpretimin e aktorëve të Teatrit Kombëtar. Institucioni bën me dije se provat për sezonin artistik tashmë kanë nisur me artistët. “Të dashur miq të teatrit, momenti i shumëpritur po vjen. Provat për sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar kanë nisur. Pas më shumë se një viti mungesë, Teatri Kombëtar rikthehet me 3 produksione madhështore”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e Teatrit Kombëtar. Vepra të autorëve George Orwell, Alexis Michalik apo dhe William Shakespeare do të vijnë për publikun. E para sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar është ajo me titull “Ferma e Kafshëve”, që do të shënojë premierën në skenën e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës. ““Ferma e Kafshëve”, komedia me trajta muzikore, bazuar me veprën e famshme e të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur anglez George Orwell dhe regji të Driada Dervishit, do të zbresë në skenën e Amfiteatrit të Liqenit më 10-11 korrik 2021”, shprehet Teatri Kombëtar. Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzet, “Ferma e Kafshëve” na shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku çliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë. George Orwell lindi më 25 qershor 1903 në Indi në fshatin Motihari afër kufirit me Nepalin dhe vdiq me 21 janar 1950 në Londër. Gorge Orwell ka shkruar 9 libra, dy përmbledhje me ese të shkurtra dhe disa qindra recensione dhe shkrime të tjera që përbëjnë artikuj të gazetarisë. Veprat e tij më të njohur janë "Nineteen Eighty-Four" ose "1984", dhe “Ferma e Kafshëve”.

 Shfaqjet edhe te “ArTurbina”

 Muaji korrik sjell në amfiteatrin e liqenit të Tiranës një produksion të Teatrit Kombëtar me regji nga Driada Dervishi, por në tetor dhe në dhjetor janë dy vepra të tjera teatrore. Teatri Kombëtar bën me dije se muaji tetor vjen me “Edmond”, nga autori i ri dhe i talentuar Alexis Michalik dhe regji të Indrit Çobanit dhe Andia Xhungës. “Një produksion madhështor i Teatrit Kombëtar”, bën me dije institucioni. Në vijim të aktivitetit artistik të Teatrit Kombëtar vjen dhe vepra teatrore “Coriolanus”, nga shkrimtari i madh anglez William Shakespeare. Teatri Kombëtar shprehet se kjo vepër vjen me regji nga Altin Basha. “Një nga tragjeditë romake të autorit të famshëm, e mbushur me konflikt, pushtet dhe hakmarrje. Premiera e “Coriolanus” vjen në skenën e “ArTurbinës” në muajin dhjetor”, shprehet institucioni. Teatri Kombëtar ashtu si dhe të tjerë institucione teatrore në vend pezulloi aktivitetin muaj më parë, për shkak të pandemisë. Gjatë kësaj kohe Teatri Kombëtar ka vijuar me programin artistik online në rrjetet sociale. Por pas më shumë se një viti pa aktivitete, TK njofton se kanë nisur punën për këto tre produksione teatrore, që do të vijnë për publikun gjatë sezonit artistik.

Më të lexuarat