
‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Teatri Kombëtar rikthehet më shfaqje në skenë fundjavën e ardhshme

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Janar 2022

Teatri Kombëtar pas disa ditësh do të rikthehet në skenë me shfaqje. Të mërkurën institucioni bëri me dije se në skenë do të jetë për publikun vepra teatrore “Coriolanus”. “Të dashur miq, ju njoftojmë se, Teatri Kombëtar rikthehet në skenë fundjavën ardhshme. Duke shpresuar të mos kemi më pengesa, ju presim me një nga kryeveprat e William Shakespeare dhe një produksion madhështor të TK “Coriolanus” 27-28-29-30 janar”, shkruan teatri në njoftimin e tij. Po ashtu TK shprehet në shënimin e tij se të gjithë spektatorët që posedojnë biletë (të padëmtuar) të datave 13-14-15-16 janar, mund ta konvertojnë atë për një nga datat e reja të produksionit "Coriolanus" 27-28-29-30 Janar. Gjithashtu, rimbursimi i biletave (të padëmtuara) vijon pranë biletarisë tonë te “ArTurbina””, thuhet nga institucioni. Ndërkohë, Teatri Kombëtar do të marrë masa për zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve të miratuara kundër përhapjes së Covid-19. “Ju bëjmë me dije se mbajtja e maskave është e detyrueshme për të gjithë spektatorët që dëshirojnë të ndjekin shfaqjet tona. Teatri Kombëtar do të mundësojë distancimin social në sallën e madhe 400 pranë “ArTurbina” për të gjithë spektatorët që dëshirojnë të ndjekin shfaqjet tona. Për shkak të ruajtjes së distancës së sigurisë, salla e madhe 400 “ArTurbina” do të funksionojë me 30 për qind të kapacitetit. Teatri Kombëtar do të mundësojë dezinfektant për duart në ambientet e tij pranë “ArTurbina”, thuhet nga TK. Këtë fundjavë teatri do të vijojë me aktivitetin artistik online, të cilin e bëri me dije të martën. Pjesë e të cilit janë mbrëmje me poezi, lexime artistike të veprave teatrore, etj. “Coriolanus” produksion i TK, një kryevepër e Shekspirit shënoi premierën në dhjetor të 2021 te “ArTurbina”. Nën drejtimin e regjisorit të njohur Altin Basha, për kryeveprën e Shekspirit janë angazhuar aktorë të Teatrit Kombëtar, por dhe të rinj të Universitetit të Arteve.
Më të lexuarat


Komedia “Kukulla”, regjisorja Elma Doresi: Një vepër, e cila trajton tema shumë njerëzore, qëllimi jonë të prekim realitetin

Plani i Menaxhimit për Beratin dhe Gjirokastër, IKTK një takim me studentë e pedagogë

Ekspozita “Muri” me punimet e 11 artistëve, piktori Adrian Devolli: Kemi humbur besimin te institucionet, çdo gjë me kontributin tonë

Muzeu Etnografik në Kavajë, në restaurim falë programit “EU4Culture”

Ekspozita "Jorgan and Artisans - Lost Nostalgia”, një reflektim mbi artin dhe zanatet e punimit të një objekti ikonik të banesës shqiptare

QKLL: Bojan Adamiç njohu shumë mirë kulturën dhe traditat tona

Edmond Doko: Kënga shqiptare sot nuk ka lidhje me realitetin, por është e kufizuar vetëm tek performancat vulgare

Festivali i artit në Tiranë, Helidon Haliti: Përfaqësohen mes tyre disa shkolla të Europës

Muzeologë dhe specialistë të trashëgimisë: Sfida më e madhe e muzeumeve reflektohet në rolin e tyre në shoqëri

Filmi shqiptar “Mbjellja e pemëve”, në Marketin e Filmit në Kanë
