BREAKING NEWS

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur
x
BREAKING NEWS

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do
x
BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x

Kultura

Teatri Kombëtar sjell në skenë premierën absolute “Orfeu zbret ne ferr” të autorit Tennessee Williams

Teatri Kombëtar sjell në skenë premierën absolute

“Orfeu zbret në ferr” shënon këtë mbrëmje premierën në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”. Shkruar nga autori Tennessee Williams “Orfeu zbret në ferr” vjen premierë absolute në skenën teatrore të Teatrit Kombëtar me regji nga Nastazja Domaradzka. Një shfaqje që sipas TK më herët, do të shënojë rikthimin pas shumë vitesh të kryeveprës me të njëjtin titull të një prej dramaturgëve më të njohur amerikanë, Tennessee Williams, nën drejtimin e regjisores polake me rezidencë në Britaninë e Madhe, Nastazja Domaradzka. Një i huaj mbërrin në një qytet të vogël të ndarë nga historia dhe thashethemet. Në një qytet ku liria është thjesht një kujtim dhe ndryshimi nuk është veçse një koncept. A mund të ekzistojë dashuria në një vend që është i pushtuar nga dhimbja dhe urrejtja? A mund të na shpëtojë arti vërtet nga dhimbja dhe urrejtja? Një tregim poetik, i papërpunuar dhe i goditur mbi dashurinë në vitet 1950 nga dramaturgu i madh Tennessee Williams, i cili merr një interpretim të freskët nën drejtimin e regjisorja polake me rezidencë në Londër, Nastazja Domaradzka, dhe i projektuar nga një ekip ndërkombëtar me femra. Aktorë në role janë Dritan Boriçi, Flaura Kureta, Era Çaushi, Adelina Muça, Igli Zarka, Olta Daku, Ema Andrea, Neritan Liçaj, Genti Deçka, Besmir Bitraku dhe Lulzim Zeqja. Përkthyes i veprës është Artur Lena, skenografe dhe kostumografe Laedia Hajdari, kompozitore Rona Castrioti. Fitues i 2 çmimeve prestigjioze “Pulitzer”, Tennessee Williams rikthehet si autor në një produksion madhështor të Teatrit Kombëtar bazuar në veprën e tij "Orfeu Zbret në Ferr". Në vitin 1971, emra të mëdhenj të skenës si Timo Flloko, Margarita Xhepa, Ahmet Pasha, Drita Pelinku e të tjerë, u bënë bashkë, nën drejtimin e regjisorit Mihallaq Luarasi dhe me skenografi të Ali Osekut, për të vendosur në skenën këtë vepër të dramaturgut të njohur, por shfaqja sipas materialit të faqes së TK-së u ndërpre në prova gjenerale për arsye që ende nuk njihen. “Më në fund, pas plot 52 vitesh, "Orfeu Zbret në Ferr" do të shohë dritën e skenës nën drejtimin e regjisores Nastazja Domaradzka, me një kast të mrekullueshëm aktorësh, dhe i projektuar nga një ekip ndërkombëtar me femra”, thuhet nga teatri. Vepra do të jetë në skenë mbrëmjet e datave 30 dhe 31 mars, si dhe më 1 dhe 2 prill.

Aktiviteti i regjisores

E lindur në Poloni, Nastazja Domaradzka ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar, në vende të ndryshme, dhe puna e saj i ka rrënjët në praktikat e Europës Lindore, duke përdorur teatrin si një mjet rezistence dhe amplifikator për zërat më pak të përfaqësuar. Ajo zotëron master arti në degën "Teatër i Aplikuar" nga 'The Royal Central School of Speech and Drama' dhe jep mësim në shkolla të ndryshme drame në Mbretërinë e Bashkuar. Disa nga punët e saj si regjisore përfshijnë: "Gratë" (Teatri Kombëtar i Kosovës); "Dziady"/Forefather's Eve (Almeida); "Scream Fire for the Revolution" (Theatre Royal Stratford East); "Dual" (Vault Festival); dhe së shpejti "Orfeu Zbret në Ferr" (Teatri Kombëtar). Kohët e fundit, ajo asistoi regjisorin Omar Elerian në produksion e tij "The Chairs" (Almeida), ku zhvilloi dhe drejtoi programin krijues ".No Borders." te 'Royal Court'.