BREAKING NEWS

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për gjithë shqiptarët: Sot firmosëm marrëveshjen për...(VIDEO)

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për
x

Kultura

Teatri Kombëtar vjen me nismën “Miqtë e Teatrit” për publikun

Teatri Kombëtar vjen me nismën “Miqtë e Teatrit”

Teatri Kombëtar vjen me nismën më të re “Miqtë e Teatrit” dhe mirëpret këdo me një ide të veçantë. Institucioni shprehet se kjo është java e dytë e këtij cikli të ri me miqtë e teatrit. Teatri bën me dije se të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë në nismën më të re, që ka nisur këtë kohë. “Jemi në javën e dytë të ciklit më të ri të Teatrit Kombëtar. Javën e kaluar publikuam poezitë së bashku me materialet pjesëmarrëses së parë zonjës Rudina Papajani. Të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë në nismën tonë të re, sepse teatri është edhe i juaj, të dashur spektatorë”, shprehet teatri. Institucioni bën me dije se çdo të martë dhe të mërkurë do të postohen këto performanca në faqen zyrtare në Facebook dhe 1 herë në muaj do të shpallet një fitues, i cili do të përfitojë abonim për gjithë vitin në teatër. “Këto performanca mund të na i dërgoni nëpërmjet faqes së internetit “Wetransfer” dhe drejtohen në e-mail:[email protected] Materialet tuaja do të kurohen nga stafi jonë në mënyrë që të jenë të denja për t’u publikuar në faqen e Teatrit Kombëtar”, vijon institucioni. Mbrëmjen e së dielës Teatri Kombëtar prezantoi online në Facebook dhe në kanalin e tij në YouTube dramën “Galaksia” e autorit Howard Barker, që i zhvillon ngjarjet në shekullin XVI, por sipas protagonistëve të saj është aktuale. Kritika e ka cilësuar si një ndër më të mirat e autorit Barker dhe në skenën tonë ishte me regji nga Rovena Lule. Në rolet e veprës përmendim aktorët Olta Daku me rolin e Galaksias, Neritan Liçaj, Igli Zarka, Bujar Asqeriu, Rajmonda Bulku, Myzafer Zilfa, Lulzim Zeqja, Vikena Kamenica, Paola Kodra, Niada Saliasi, Genti Deçka, Naun Shundi, Besmir Bitraku dhe të tjerë. “Galaksia” në qendër të saj qëndron një piktore e jashtëzakonshme Galaksia e interpretuar nga aktorja e njohur Olta Daku, së cilës i duhet të përballet me luftën e pushtetit ndaj artit. Një vepër tejet aktuale edhe pse ngjarjet e së cilës janë vendosur në Venecian e shekullin XVI, ajo flet edhe sot po njësoj.