Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Kultura

Teatri Metropol pjesë e projektit AIDA, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh gjatë një kohështrirjeje 14 mujore

Teatri Metropol pjesë e projektit AIDA, do të zhvillohen një

Teatri Metropol bëhet pjesë e projektit AIDA (Adriatic Identity through Development of Arts), një projekt i përbashkët dhe i rëndësishëm mes Italisë-Shqipërisë, si dhe Malit të Zi. Ky projekt ka synim të krijojë një model identiteti bazuar mbi vetëdijen dhe memorien kolektive të komuniteteve pranë detit Adriatik. Sipas njoftimit të institucioni, projekti do të krijojë rrjete bashkëpunimi me komunitetet lokale të qyteteve Lece, Campobasso, Tiranë dhe Ulqin. Teatri Metropol është përzgjedhur si përfaqësuesi Shqipërisë për të qenë partner në këtë projekt të rëndësishëm kulturor. Drejtoresha e teatrit Metropol Jonida Beqo thotë se fokusi i këtij projekti të është hulumtimi i identitetit lokal, por dhe një mundësi e mirë e teatrit për të qenë pjesë e një rrejti bashkëpunimi me rëndësi. “Kjo është një marrëdhënie e re dhe shumë e rëndësishme për teatrin shqiptar në përgjithësi, jo vetëm për teatrin Metropol, për përfshirjen në rrjete të rëndësishme për kulturën dhe teatrin. Fokusi i projektit është në radhë të parë hulumtimi i identitetit lokal të gjithsecilit. Dhe kjo është një mundësi e mirë për tu bërë pjesë e një rrjeti bashkëpunimi për t’a parë veten tonë përtej të qenit auto-referencial brenda për brenda Shqipërisë, por si faktor kryesor në zhvillimin e vijimësinë e një memorie kolektive të përbashkët mes teatroreve të ngjashëm në rajon”, shpjegon ndër të tjera Jonida Beqo, drejtoresha e teatrit Metropol. Sipas saj, teatri Metropol si pjesë e këtij projekti do të hulumtojë specifikisht mbi historikun dhe zhvillimin e ngjarjeve sociale dhe kulturore të lagjes së Kombinatit. Ky projekt ka për qëllim të tregojë se është e mundur të shqyrtohen shumë vendndodhje të rajonit nga një këndvështrimi vetëm, duke hedhur dritë mbi shumë të përbashkëta dhe pika kontakti midis qytetarëve dhe komuniteteve të territoreve të ndryshme të përfshira në projekt.

Artistët në projekt

Nëpërmjet kësaj pune të përbashkët synohet krijimi dhe zgjerimi i mëtejshëm i një komuniteti artistik përtej kufijve, në të gjithë rajonin e Adriatikut. Do të zhvillohen një sërë aktivitetesh artistike gjatë një kohështrirjeje 14 mujore me qëllim përfshirjen e artistëve të pavarur dhe artistëve të teatrit në hulumtimin e këtij identiteti në kontekstin tonë, si dhe në përfshirjen e Tiranës në këtë rrjet artistik. Në këtë projekt do të përfshihen jo vetëm artistë të teatrit Metropol, por edhe ata artistë të sektorit të pavarur. Do të nisi me një kërkim studimor, më pas me një vepër të shkruar nga dramaturgu i përzgjedhur përmes aplikimeve, e në përfundim të projektit përfaqësues nga të katër qytetet do të krijojnë një projekt artistik së bashku, udhëhequr nga Salvatore Tramacere dhe Teatro Koreja. Drejtoresha e teatrit Metropol Jonida Beqo vijon më tej, se produkti përfundimtar do të jetë pjesëmarrës edhe në disa festivale të rëndësishme. “Së bashku do të hulumtojmë të përbashkëtat, që kemi duke arritur në një produkt përfundimtar në krye të 14-muajve me përfaqësues të artistëve të pavarur dhe të institucioneve lokale në këtë projekt, i cili do të shkojë përtej territorit të katër vendeve pjesëmarrëse, edhe në disa festivale të rëndësishme europiane”, shton më tej drejtoresha e teatrit Jonida Beqo. Teatri Metropol në aktivitetin e tij artistik sjell jo vetëm premiera të ndryshme në fushën e teatrit, por dhe zhvillon veprimtari të tjera në fushën e artit.