Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Kultura

Teatri, muzika, baleti dhe arti pamor vijnë përmes aktiviteteve të ndryshme, në “TOURNEE”

Teatri, muzika, baleti dhe arti pamor vijnë përmes aktiviteteve

Teatri, muzika, baleti dhe arti pamor vijnë përmes aktiviteteve të ndryshme, që do të zhvillohen në kuadër të projektit “TOURNEE”. Për shkak të pandemisë aktivitet janë në formatin online, por pjesë e tyre janë artistë të njohur të fushave të ndryshme të artit. Në formatin online, Bashkia Fier, lead partner i projektit “TOURNEE” do dhurojë në datat 10-20 shtator, gjithçka sa ka munguar këtë kohë në jetën artistike. Vijnë në skenë, artistë të njohur si Josif Gjipali, Arben Derhemi, Kastriot Tusha, aktorët e teatrit “Bylis” në Fier, ansambli “Myzeqeja”, etj. Nën regjitë e Mevlan Shanaj dhe Milto Kutali, dhe i paharrueshmi Rikard Ljarja me një përkthim brilant dhe dëshirën e parealizuar për ta drejtuar vetë këtë komedi. Në bashkëpunim me RTSH aktivitetet do të xhirohen dhe do të transmetohen në ekranin e televizionit për publikun, por do të shfaqen dhe online në rrjete sociale të institucioneve. Gjatë këtyre ditëve artdashësit do të njihen dhe me koloninë e piktoreve dhe guzhinën tradicionale rreth Adriatikut. E të gjitha këto do realizohen në Apolloni. Menaxher i drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Fier, Saimir Ahmeti shprehet se aktivitetet janë të larmishme dhe do të zhvillohen, duke zbatuar rregullat anti covid-19. “Janë aktivitete që do të regjistrohen nga TVSH dhe do të jenë pa publik. Aktivitetet do të transmetohen më pas në RTSH, por dhe do të shfaqen në formatin online”, thotë Ahmeti, në një reagim të tij. Duke folur për aktivitetet artistike që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve në Apolloni që do të jenë online, menaxheri i drejtorisë së artit në Fier Saimir Ahmeti shton më tej se kjo që ndodh është eventi final i një projekti dy vjeçar, ndërmjet Fierit, një zonë të Italisë dhe Malit të Zi. Në reagimin e tij Ahmeit thotë se pandemia ka sjellë vështirësi, pasi në një kohë normale aktivitetet do të ishin përballë publikut, që do ti ndiqte. “Pandemia sigurisht na ka sjellë vështirësi, sepse aktivitetet u zvogëluan. Mendohej që do të ishin me publik në Apolloni, por tani u detyruam ti transformonin në formatin online për shkak të pandemisë. Janë aktivitete, që duhen bërë dhe janë dhe një lloj detyrimi ndaj programit dhe duhej të realizohej si projekt”, thotë Ahmeti.

Aktivitetet, që do të zhvillohen

Panairi i lirit “Fieri 2020” do të vijë online, nga data 10 deri më 13 shtator. Në kushtet e pandemisë, edicioni i 7-të dhe aktivitetet përfshirëse, si promovime, konferenca, etj, vijnë në formatin online. “Misioni ynë është vëmendja ndaj librit dhe prurjeve cilësore! Na ndiqni në datat 10-13 shtator!”, lajmërohet për panairin e librit. Në datën 18 shtator është konkursi ndërkombëtar i fotografisë artistike “Fokus Award ‘20”. Në datën 20 shtator është një konferencë në kuadër të projektit “TORUNEE”, për të vijuar me “Traditional Wine and Cooking” Myzeqeja-rajoni i Pulias dhe Mali i Zi. Pjesë e aktiviteteve është ekspozita “ApoloArt Colony”, për të vijuar dhe me teatër koncert premierë “Shkurt Zef”. Aktivitetet vijojnë dhe me ekspozitën “From Myzeqeja with love”, si dhe me premierën teatrore “Zija e Bardhë”. Projekti “TOURNEE” zhvillohet në kuadër të programit INTERREG IPA CBC: Itali- Shqipëri-Mali i Zi. Që në fillimet e projektit “TOURNEE” u bë me dije se parashikon të krijojë një rrjet aktivitetesh teatrore në funksion të zhvillimit dhe promocionit të turizmit dhe do të stimulojë e financojë bashkëpunimin në rrjet midis teatrove shqiptare, Italiane e Malit të Zi, për ta shtrirë më pas këtë bashkëpunim në programin në vijim, në një rrjet teatror europian.