BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

Teatri Shëtitës për fëmijë nis udhëtimin, premiera e re “Aladdin” në 8 dhe 9 maj në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve

Teatri Shëtitës për fëmijë nis udhëtimin, premiera

“Aladdin” është premiera, që do të vijë këto ditë për fëmijët. Teatri Shëtitës për fëmijë nis udhëtimin me premierën e re “Aladdin”, që do të shfaqet në datat 8 dhe 9 maj, ora 10:30 në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve. Shfaqja është me regji nga Kesina Lami. Në role janë aktorët Anxhela Gaxhazi, Altea Alushi, Elios Shuli dhe Dario Zela. Kostumografe Ledia Huta dhe tekstet e këngëve Elios Shuli. Ngjarjet në shfaqje tregojnë për Aladinin, djali i cili vidhte për të mbijetuar takohet në qytet me vajzën më të bukur që kishte parë. Pasi vajza ikën ai kupton që ishte princeshë Xhasmin. Por dashuria midis tyre ishte e pamundur për shkak të pozicioneve shoqërore. Teksa Aladdini vidhte kudo nëpër qytet në një sunduk të vjetër ai gjen një llampë. Ajo ishte llampa magjike, që vetëm një shpirt i pastër mund ta gjente. Xhindi del nga llampa dhe prezantohet me Aladinin, ishte në shërbimin e tij për ti plotësuar 3 dëshira. Dëshira e tij e parë ishte të bëhej një princ për ti propozuar princeshës Xhasmin. Problemi që Aladdini hasi pas kësaj ishte magjistari Xhafar, këshilltari i babait të Xhasmin. Xhafari kur mori vesh që llampa është gjetur bëri plane për t’ia vjedhur. Ai donte me çdo kusht të martohej me Xhasmin dhe të sundonte vendin. Konflikti i personazheve ndodh në këtë pikë kur Xhafari vendos për ti rrëmbyer llampën Aladdinit. Magjistari Xhafar arrin t’ia vjedhë dhe të bëhet magjistari më i keq i të gjitha kohërave. Por Aladdini një djalë shumë i zgjuar e bind Xhafarin të bëhet xhind, duke e futur në llampën magjike të së keqes dhe e hedh në fund të oqeanit. Dashuria dhe pastërtia e Aladdinit dhe Xhasminës mbizotëron mbi ligësinë e Xhafarit.

Puna me shfaqjet

Kjo shfaqje vjen në vijim të projekteve, që po realizon gjatë kësaj kohe Teatri Shëtitës, ku rëndësi marrin dhe realizimet për fëmijë. Për fëmijët vijnë shfaqje të bukura dhe që luhen me mjeshtëri nga artistët. E tillë është dhe premiera “Aladdin”, që vjen në datat 8 dhe 9 maj në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve. Për fëmijët kjo premierë me interpretimin e një grupi artistësh do ti shtojë gjallërinë jetës artistike në Tiranë. Prej kohësh fëmijët nuk kanë mundur dot të ndjekin shfaqje teatrore për shkak të situatës me pandeminë, por është Teatri Shëtitës Çajupi, që sjell këtë premierë dhe ata kanë mundësi ta ndjekin në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve. “Aladdin” është një përrallë popullore, me shumë mundësi me origjinë të Lindjes së Mesme. Është e njohur së bashku me Ali Babën si një nga "tregimet jetime", historia nuk ishte pjesë e koleksionit origjinal të “Një mijë e një net” dhe nuk ka burim autentik tekstual arab, por u shtua në librin “Les mille et une nuits” nga francezi Antoine Galland. Ndërsa ka lajmëruar këtë premierë për fëmijët që do të jetë së shpejti para tyre, Teatri Shëtitës Çajupi ndërkohë po vijon dhe me të tjera projekte teatrore për të rritur. Janë jo vetëm shfaqje të suksesshme që do të rikthehen për spektatorët dhe që luhen nga aktorë të njohur, por dhe të tjera projekte janë duke u përgatitur, që do ti shtohen jetës artistike në Tiranë dhe më gjerë.