Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Teatri “Zihni Sako” që nga 1971 pa asnjë ndërhyrje, në pritje të rikonstruksionit

Postuar: 30/11/2019 - 07:35

Teatri “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës, që nga koha e ndërtimit nuk ka pasur ndërhyrje. Prej kohësh ky teatër është në pritje të një projekti për rikonstruksionin e tij, gjë e cila do të sjellë dhe përmirësimin e kushteve. Por edhe pse është folur deri tani për gjendjen në këtë institucion, si dhe janë pohuar dhe më parë probleme nga artistët që janë shprehur për rikonstruksion të tij, deri tani ende nuk ka gjetur zbatim. Artistët janë pritje, po drejtori i teatrit Kudret Alikaj shprehet se ky teatër e ka një projekt për rikonstruksionin e tij, por probleme mbeten buxhetet, që ai të zbatohet. Për drejtorin e teatrit Kudret Alikaj, një rikonstruksion i plotë i këtij institucioni duhet patjetër, ndërsa shpreh mirënjohjen për kryetarin e bashkisë së qytetit që po bën përpjekje. “Kryetari iu bashkisë po bën shumë përpjekje për rikonstruksionin e teatrit “Zihni Sako”. Po përpiqet shumë për teatrin dhe për rregullimin e tij. Teatri është ndërtuar më 1971 dhe që nga ajo kohë nuk është bërë një ndërhyrje si duhet e plotë. Më parë janë rregulluar tualetet aty, nga vitet 2000. Projekti për rikonstruksionin e teatrit është bërë dhe është miratuar. Di që një pjesë buxheti i ka Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe një pjesë besoj nga bashkia. Po u gjet financimi për projektin ai do të zbatohet për teatrin dhe këtu duhet patjetër, që të jetë dhe ndihmë e shtetit”, pohon drejtori i këtij institucioni Kudret Alikaj. Në lidhje me gjendjen, që ka sot ky institucion, drejtori Kudret Alikaj shton më tej se kërkon ndërhyrje për të qenë një teatër, sipas standardeve të kohës. “Duhet të rregullohet sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes në këtë teatër, po ashtu rregullime duhen bërë dhe për pjesën e sallës, karriget, komoditeti që duhet të ketë ajo sallë në teatër, sepse për kohën sot nuk i plotëson parametrat. Teatri nuk plotëson komoditetin dhe funksionin e tij, sepse duhet dhe një skenë rrotative, që është planifikuar në buxhet, etj. Teatri do rinovuar, do rregullime brenda etj”, pohon drejtori Kudret Alikaj. Sot ky teatër është nga institucionet më të rëndësishme të kulturës në vend, por drejtori Kudret Alikaj shprehet se ka qenë Cirku kombëtar i Kinës ai që ka vënë shfaqje për herë të parë në këtë institucion. “Shfaqja e parë që është vënë në skenën e tij ka qenë nga Cirku kombëtar i Pekinit”, thotë drejtori i teatrit “Zihni Sako”. Aktiviteti artistik Sezoni artistik për këtë vit ka sjellë premierat “Fqinjët”, “Farsa e kurorës”, dhe dy pjesët për fëmijë kanë qenë “Ketrushat në ishull” dhe “Shenjat e pikësimit”. Tragjikomedia “Fqinjët” shkruar nga Ruzhdi Pulaja dhe regji Milto Kutali solli në role janë aktorët Kudret Alikaj, Liliana Kumbaro, Rrapo Kapurani, Dajana Nenaj, Alisa Gushi, Viktor Çaro, Mimoza Kola, Erdit Asllanaj, Serkida Rapollari, Erion Hinaj dhe Delvis Bejleri. Tragjikomedia ka udhëtuar më parë gjatë vitit në disa skena kombëtare dhe të trojeve. Ajo ka marrë disa çmime dhe rezultoi si një nga pjesët më të mira të vëna në skenë nga teatri profesionist i qytetit të Gjirokastrës. Në tetor të këtij viti u zhvillua festivali i teatrit “Kadri Roshi”, edicioni i dytë në qytetin e Gjirokastrës. Në këtë edicion merrnin pjesë tetë trupa teatrore, jo vetëm nga teatrot brenda vendit, por vijnë edhe nga Presheva e Tetova. Trupa e teatrit dramatik ka dhënë shfaqje në të gjithë vendin, si dhe në vitet e fundit ka zhvilluar disa turne jashtë Shqipërisë. Trupa e teatrit “Zihni Sako”, ka dhënë mbi 100 premiera dhe ka marrë pjesë rregullisht në takimet kombëtare, ku dy herë ka merituar çmimin e tretë dhe një herë çmimin inkurajues./Julia Vrapi 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpalli fituesit e edicionit të pestë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën", shkruar dhe me regji nga Ste

Postuar: 13/12/2019 - 07:22

Komedia “Zyrtarisht beqare” shoqëron këtë fundjavë publikun në teatrin “Skampa&

Postuar: 13/12/2019 - 07:21

Ceremonia për 60 -vjetorin e Cirkut Kombëtar bëri bashkë artistët, por sipas tyre ky organizim du

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëta

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis