
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Teatrot kryesore shqiptare organizojnë “Festivalin e Teatrit Shqiptar-Moisiu”, ku marrin pjesë 12 trupa teatrore nga tre shtete

Shkruar nga Julia Vrapi 15 Nëntor 2022

Festivali i Teatrit Shqiptar-Moisiu nis nesër në Shkup, ku marrin pjesë trupa teatrore nga tre shtete. Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” prezantojnë së bashku Festivalin e Teatrit Shqiptar - Moisiu. Në faqen e Teatrit Kombëtar thuhet se festivali realizohet me mbështetje të plotë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kosovë, Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, ku teatrot kryesore shqiptare bashkë-organizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të tria shtetet me 12 trupa teatrore. “Ky festival është emëruar në bazë të artistit të madh shqiptar të teatrit evropian - Aleksandër Moisiu! Ky festival do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë! Nga 16-27 nëntor 2022 në Shkup ju ftojmë në festën tonë të madhe teatrore!”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e TK. Aleksandër Moisiu lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës europiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”.
Vepra “Ivanov” në festival
Teatri Kombëtar i Shqipërisë në këtë festival që nis nesër në Teatrin Shqiptar Shkup do të prezantohet me veprën “Ivanov” nga Anton Çehov. Vepra teatrore “Ivanov” produksion i Teatrit Kombëtar shënoi më parë premierën në skenën teatrore në Tiranë. Me regji nga Hervin Çuli dhe në role një kast të njohur aktorësh shfaqja teatrore u mirëprit nga publiku në sallën e madhe te “ArTurbina”. Në veprën e Çehovit, dikur një anëtar mjaft i suksesshëm i Këshillit të Qarkut, një njeri plot humor, pasion dhe dashuri, Nikollaj Ivanov po kalon një krizë të moshës së mesme. Ai nuk ka më ndjenja për gruan e tij Anën, e cila sakrifikoi gjithçka për të, është thellësisht në borxhe, rrezikon të humbasë pasurinë e tij, dhe ajo që është më shqetësuese, ai është në depresion të thellë. Por, sado i vetëdijshëm të jetë ai për këtë ndryshim, duket se nuk mund t’a ndalë dot dhe kjo i prek të gjithë rreth tij. Në rolet e veprës janë Dritan Boriçi, Luli Bitri, Elia Zaharia, Alfred Trebicka, Neritan Liçaj, Flaura Kureta, Laert Vasili, Dori Çaushi, Gert Ferra, Anila Bisha, Gjergj Mena, Erin Kujofsa, Genti Deçka, Donald Shehu dhe Sofi Kotepano. Në materialet e publikuar nga teatri rreth autorit, thuhet se dramat e Çehovit përshkruajnë qënie njerëzore dhe jo heronj apo keqbërës. “Jeta në veprat e tij është e pasqyruar në komplote, në të cilat duket se nuk ndodh shumë, por deri në fund gjithçka ka ndryshuar…Dhe shumë prej nesh fillojnë të kujtojnë se, pavarësisht nga dallimet tona, në zemër, jemi ende personazhe introspektive Çehoviane”, thuhet për autorin. Në aktivitetin e tij artistik Hervin Çuli ka vënë në skenë vepra teatrore, që janë mirëpritur nga publiku.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
