BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Teatrot me kapacitete deri 30 për qind, artistët: Lajm i mirë, por penalizon produksionet private

Teatrot me kapacitete deri 30 për qind, artistët: Lajm i mirë,

Lajm i mirë shprehen artistë të ndryshëm për vendimin, që sjell dhe hapjen e teatrove pas pezullimit të aktivitetit që në mars të 2020. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ditët e fundit lehtësimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë së covid-19. Nga 1 korriku lejohen me kapacitete të reduktuar deri 30 për qind edhe teatrot, por për artistë si të institucioneve artistike apo dhe të sektorit të pavarur vëmendja e Ministrisë së Kulturës duhet rikthyer te arti. Artistët thonë se kushti me 30 për qind që të hapen sallat sjell dhe penalizime te pjesa e produksioneve private. Regjisorja e teatrit Elma Doresi dhe tenori Rudi Sata shprehen se duhet menduar më shumë për artistët dhe jetën artistike, e cila nga pandemia mori një goditje të rëndë. Regjisorja Doresi e njohur me punën e saj prej vitesh në teatër, thotë se ka një stepje për projektet artistike këtë kohë. “Lajmi për hapjen e teatrove është festë për të gjithë, për ne si komunitet artistik, por dhe publiku anembanë. Natyrisht do festojmë edhe më shume kur salla të jetë 100 për qind e lejuar. Kushti që salla të hapet me 30 për qind na penalizon shumë, flas për produksionet private. Në rast se një produksion teatri ka fondin e tij, pagesat (rrogën) etj, ka apo nuk ka publik nuk e penalizon shumë. Ndërsa mua si privat për shembull do më penalizonte goxha dhe sigurisht që gëzoj për hapjen e teatrit, por nuk e mohoj dhe faktin se stepem disi për të marrë një hap kundrejt një projekti privat”, pohon regjisorja Doresi. Ndërsa tenori Rudi Sata që herë pas here reagon për problemet që kanë artistët thonë se vendimi nuk do ndryshojë asgjë për artistët. Sipas tij, do të jetë e njëjta situatë me problemet, që ata i shoqëron në jetën artistike. “Vendimi i qeverisë për hapjen e teatrove është një lajm i mirë për artistët dhe artdashësit. Çfarë do të ndryshojë për artistët?Asgjë. Po e njëjta situatë, po të njëjtat gjëra. Asnjë ndryshim në krahun e duhur. Këta janë të ndjeshëm dhe ndërhyjnë për të ndryshuar diçka vetëm aty ku u intereson. Asnjëherë nuk thotë as ministrja, as titullarja e Operës se duhen rritur rrogat e artistëve. Pse? Sepse nuk u intereson aspak jeta sociale e artistëve. 9 vite zero rritja e pagave”, thotë tenori. Sipas tij vendimi si 30 për qind apo 100 për qind sallat në funksionim nuk ndryshon gjë tek të ardhurat e institucioneve. Sata thotë se Ministria e Kulturës duhet të kthejë vëmendjen tek artistët. “Ministria të kthejë vëmendjen tek arti dhe artistët. I dinë shumë mirë se kush janë problemet e artistëve dhe përfundimi? Nuk duan. Si 30 për qind si 100 për qind po të jetë nuk ka vlerë, sepse ligji 10 352 në nenin 12 nuk i lejon që këto burime të ardhurash ti kalojnë institucioneve për përdorim të brendshëm”, thotë me tej tenori.

 Malli për teatrin

Ndërsa mirëpritet lajmi për lejimin e aktiviteteve në sallat teatrore, por dhe kërkohet dhe zgjidhje e problemeve për artistët, regjisorja Elma Doresi thotë se sugjerimi i saj për Ministrinë e Kulturës është që të shikonte si mundësi dhe certifikatën e vaksinimit, si dhe analizat e seriologjikut për ata që e kanë kaluar covid, një lloj sigurie. “Fjala bie, "unë" që e kam kaluar covidin apo "unë" që jam vaksinuar, edhe përse salla e ka mbushur kushtin e 30 për qind të lejuar, përse të mos hyj?! Gjithsesi unë flas gjithmonë në rast zbatimi ligji, të kuptohemi, sepse sot që flasim ne kemi parë nëpërmjet medias grumbullime qoftë për fushata apo qoftë edhe për shfaqje artistike”, thotë regjisorja Doresi. Edhe pse problemet duket se do ti shoqërojnë artistët, regjisorja Elma Doresi që më herët solli dhe një komedi të suksesshme për publikun thotë se e ka marrë malli, që të jetë në një sallë teatri. Doresi thotë se hapjen e teatrit e sheh shumë të ngarkuar, pasi secili ka akumulimet e tij artistike pas kaq kohësh. “E shoh ende si pritje të them të drejtën, pasi teatrot prioritet do të kenë kalendarin e tyre artistik, i cili ka mbetur në vend numëro. Kështu që deri në realizimin e saj, sërish do na duhet të presim. Megjithatë, nuk më ka marrë malli vetëm të vendos shfaqje, por edhe të shikoj, të ulem në sallë dhe të shijoj një shfaqje teatri. I uroj suksese të gjithë kolegëve”, shprehet ajo. Gjatë kësaj kohe herë pas here artistët kanë bërë apel që sallat e teatrove të hapen, duke pohuar se pandemia goditi rëndë teatrin.