BREAKING NEWS

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr jetën ish-ushtarakut të lartë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr
x

Kultura

Teatrot në Kosovë anulojnë shfaqjet, në shenjë solidariteti me Teatrin Kombëtar

Teatrot në Kosovë anulojnë shfaqjet, në shenjë

Në shenjë solidariteti me Teatrin Kombëtar në Tiranë,10 teatro në Kosovë anuluan shfaqjet e tyre. Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” - Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” - Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” - Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri - Kukaj”, anuluan shfaqjen "Skënderbeu ose dashuri dhe liri", e cila ka qenë e planifikuar në kuadër të kalendarit online / livestream. Të dielën përmes një deklarate, komuniteti teatror në Kosovë, e cilësoi si aksion banditesk shembjen e teatrit në Tiranë. “Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në një akt të paprecedent, sot herët në mëngjes ka shembur godinën historike të Teatrit Kombëtar Shqiptar. Aksioni banditesk është shoqëruar me dhunë ndaj artistëve dhe aktivistëve qe po e mbronin teatrin gati 3 vite. Me dhjetëra aktivistë e artistë janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor në orët e hershme të mëngjesit, duke përfshi këtu edhe gazetarë. Në mars 2020, ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Tiranës u listua ndër shtatë objektet më të rrezikuara në Evropë nga “Europa Nostra”, një ndër organizatat më të mëdha për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Evropë”, thuhet në deklaratë. Artistët nga Kosova po dje lajmëruan dhe një protestë në Kosovë, në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. “Në shenjë solidariteti me përpjekjen e tyre gati tre vjeçare, sot në ora 17:00 do të mblidhemi para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të shprehur indinjatën tonë me këtë arrogancë të pashoqe dhe kundërshtimin tonë ndaj këtij veprimi të qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës. Ftojmë të gjithë/a ata/o që ndajnë të njëjtat bindje, të na bashkohen sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID - 19. Ju lutemi të jeni të pajisur me maska e dorëza si dhe të mbani distancën prej së paku 2 metrash nga pjesëmarrësit/et tjerë/a në aksionin simbolik. Për të mbajtur distancën e rekomanduar ju lutemi të pozicionoheni tek pikat e vendosura në sheshin para teatrit”, bënin me dije artistët.