
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Tedi Papavrami, më 25 nëntor një koncert në skenën e TKOB

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Nëntor 2022

Artisti i mirënjohur Tedi Papavrami do të mbajë një koncert në Tiranë, që zhvillohet në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare, më 25 nëntor, shoqëruar në piano nga artisti Philippe Bianconi. Njoftimi për zhvillimin e koncertit është publikuar te faqja e JKK, por dhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në skenën e të cilit do të zhvillohet koncerti, që ka publikuar dhe fjalët e artistit. Papavrami shprehet se është i lumtur që po merr pjesë në Javët Kulturore, veçanërisht në ato që paraqesin Shqipërinë. “Rastet për të më ndjekur në Tiranë nuk kanë qenë të pakta vitet e fundit dhe publiku shqiptar më ka falur vëmendjen e tij të shkëlqyer në repertore të ndryshëm. Këtë herë, pas disa integralesh (Bach, Beethoven), do të paraqes një program të kombinuar, midis disa sonatave qendrore të repertorit, rrugëtim midis gjuhëve të ndryshme të kompozitorëve Beethoven, Brahms dhe Franck, me partnerin pianist të mrekullueshëm Philippe Bianconi, me të cilin bashkëpunoj rregullisht që prej 30 vitesh. Më vjen mirë që po ia bëj atë të njohur, me këtë rast simbolik, publikut të Tiranës”, shprehet violinisti. Ndonëse sipas tij zgjedhja e kompozitorëve të huaj qe logjike dhe përputhet me ekuilibrin e një programi recitali, Papavrami shprehet se zgjedhjen e pjesës shqiptare ia la në dorë një rryme më sentimentale. “Jam sigurisht koshient që në historinë e muzikës shqiptare ka vepra më madhështore e të ndërlikuara se “Ballada” e kompozitorit shkodran Pjetër Gaci. Por veprat shqiptare që më lidhin me të kaluarën time në Shqipëri, në një kohë fëminore, kur nuk mendoja kurrë që do të jetoja më vonë në një vend tjetër, nuk janë të shumta dhe asnjë nga ato nuk është aq domethënëse sa kjo pjesë. Fakti është që para se të shkruaja këto rreshta, sapo nisa të luaj “Balladën” në violinë, për ta kujtuar, këtu në dhomën time të punës në Gjenevë, pa partiturë. Ashtu siç e prisja, çdo notë buronte qartë, pa asnjë hezitim në memorie, në karakter apo në nuanca, si dhe akordet e pianos që më përgjigjeshin në imagjinatë”, shprehet Papavrami. Ai vijon se herën e fundit që e pati luajtur ishte në Paris, ku sapo kisha mbërritur, 40 vite më parë.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
