Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tedi Papavrami, nesër në koncert me sonata nga Beethoven

Postuar: 12/05/2019 - 07:47

Violinisti i njohur Tedi Papavrami nesër në mbrëmje vjen me sonata nga Beethoven në një koncert për publikun. Koncerti do të zhvillohet në sallën e katedrales Ortodokse në Tiranë dhe kësaj here violinisti do të interpretojë sonatat, 2,7 dhe 10, ku do të shoqërohet dhe nga pianisti François-Frederic Guy. Koncert i datës 13 maj vjen në kuadër të “Different Trains”, që po zhvillohet në Tiranë, ku më parë janë zhvilluar të tjerë koncerte me artistë të ndryshëm. “Koncerti i fundit i edicionit të pranverës. Dy muzikantë të mëdhenj. Papavrami dhe Guy luajnë sonatat Beethoven”, shprehen organizatorët. Tedi Papavrami pret publikun në koncert të hënën, kësaj here me sonata të Beethovenit, por sonata e fundit kushtuar një ndër etapave të vështira të gjeniut të madh, pikërisht kjo është edhe sfida e Papavramit, të hyjë në zemër të kësaj sonate. “Njëra prej tyre është shumë më e rrëmbyese, me shumë më tepër romantizëm, temperament. Mbase më e lehtë për publikun. E fundit, që është sonata e 10, me të cilën do të mbaroj programin është diçka kontemplative. Vërtet arrijmë në diçka shumë shpirtërore, të një njeri që e sheh jetën me shumë distance”, shprehet Tedi Papavrami. Vitin e kaluar violinisti Papavrami dhe pianisti Guy kanë interpretuar 4 sonatat nr. 1,4,5 dhe 6 të Beethoven. Në vitin 2020, vit i 250 vjetorit të Beethoven do të luhet koncerti i tretë dhe i fundit që mbyll ciklin e plotë të 10 sonatave që Beethoven ka shkruar për violinë dhe piano. Tedi Papavrami me aktivitetin e tij ka interpretuar në Evropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker, etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K.Sanderling, C.Hogwood, A. Pappano, L.Langree, G. Varga, Z.Macal, J.C.Casadesus, etj. Në stinët 2000-2001 ka interpretuar me Orchestre Philarmonique de Nice, Orquesta Sinfonica de Galica, Orchestre Philarmonique de Liege, etj, si dhe ka zhvilluar disa turne në Japoni me “24 capricci” të Paganinit. Artisti Tedi Papavrami interpreton rregullisht repertorin e muzikës së dhomës së bashku me P.Bianconi, H.Sermet, M.Rubackyte, P.Meyer, E.Lesage, R.Oleg, G.Hoffman, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 07:45

 Shfaqja teatrore "Shkumsi" u shfaq për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

Postuar: 26/05/2019 - 07:44

Festivali “Korça Folk-Fest 2019-Shpirti i Ballkanit” përcolli në qytetin e Korçës një

Postuar: 26/05/2019 - 07:42

Poeti njohur Jorgo Papingji në krijimtarinë e tij në tekstet e këngëve të ndryshme ka marrë shumë

Postuar: 25/05/2019 - 07:31

 Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit, një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit, ndodhe

Postuar: 25/05/2019 - 07:30

Filmi artistik me metrazh të shkurtër “The Van” konkurron për “Palmën e artë&rd

Postuar: 25/05/2019 - 07:28

Piktori Vangjel Gjikondi shprehet se mënyra se si po funksion Galeria Kombëtare e Arteve nuk ësht

Postuar: 24/05/2019 - 07:26

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" bën me dije se shfaqja teatrore &ldqu