
Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Teodor Keko përkujtohet me një mbrëmje-homazh, botohet dhe poema "E të tjera, e të tjera"

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Shtator 2022

Përmes një mbrëmjeje-homazh dhe botimit të poemës satirike "E të tjera, e të tjera", Ministria e Kulturës përkujtoi 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit, publicistit dhe politikanit, Teodor Keko. Mbrëmjen e 14 shtatorit u zhvillua "Takim me Dorin", ku artistët Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi dhe Kristian Koroveshi interpretuan disa nga poezitë e tij më të bukura. Emocionit të kësaj mbrëmjeje iu bashkua edhe pianistja Etrita Ibrahimi, që shoqëroi vargjet me tinguj. Në këtë mbrëmje ishte dhe pjesëmarrja e kantautorit Ardit Gjebrea, që interpretoi poezi dhe këngën me tekst të Teodor Kekos "Unë të kam dashur, por...". Mbrëmja nuk mund të kuptohej pa praninë e Xhulit, bashkëshortes së Kekos, e cila e nisi mbrëmjen me një letër drejtuar Dorit. Ishte ajo që propozoi edhe botimin e plotë të poemës satirike "E të tjera, e të tjera", mbështetur nga Ministria e Kulturës, nën kujdesin e ministres Margariti. Promovimi i librit u bë në një konferencë për shtyp të premten gjatë së cilës Margariti u shpreh se në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, Teodor Keko nuk mund të kujtohej veçse përmes veprës së tij. “"Kur Xhuli dhe bashkëpunëtorët e mi propozuan botimin e poemës satirike “E të tjera, e të tjera..”, nuk na u desh të mendoheshim gjatë për një sërë arsyesh. Së pari sepse ishte 20-vjetori i ndarjes së tij nga jeta dhe nuk mund ta kujtonin veçse përmes veprës së tij; sepse ishte një vepër e lënë në dorëshkrim dhe ishte një detyrim yni moral, që të përmbushnim këtë amanet letrar të Dorit”, tha Margariti. Sipas saj, pjesa e parë e poemës “E të tjera, e të tjera” është botuar në vitin 1997 dhe ka pasur një jehonë jo të paktë, pavarësisht se doli në rrethana jo fort të favorshme për artin dhe letërsinë, siç ishte viti 1997. “Arsyeja që tërhoqi vëmendje lidhej jo vetëm me humorin e Dorit, për mënyrën se si i lidhte situata e batuta, por edhe sepse ai përfshinte aty miq të tij të afërm, gazetarë e politikanë, që shpesh dalin me emrat që i njihnin veç ata mes tyre. Dhe në një farë mënyre Dori na zbulonte edhe ca prapaskena që ne të tjerët nuk i dinim. Xhulit iu desh të priste 20 vjet përpara se të vendoste ta botonte pjesën e dytë të kësaj poeme, që Dori e kishte lënë në dorëshkrim, duke i bashkëlidhur edhe një seri grafikash, që Teodor Keko i kishte realizuar gjatë seancave plenare, në mbledhje… në copa letrash.. Dhe vendosëm t’i bëjmë bashkë në këtë botim", tha ministrja Margariti.
Më të lexuarat


Baleti "Arrëthyesi" do të sjellë atmosferën e festave, ndërsa trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit gjatë dhjetorit do të zhvillojë një tur nëpër Shqipëri

Frano Kulli: Në Shqipëri askush nuk di të thotë me shifra sa lexohet, libri në planet e qeverisë është i fundit

“Të kujt janë këpucët?”, në fundjavë në skenën e teatrit Metropol

Jaho Brahaj: Transumanca në UNESCO, por nga Ministria e Kulturës nuk ka një platformë se si do pasqyrohet, popullarizohet, ndihmohet e ruhet kjo traditë

Shtëpiza e fotografisë në kuadër të festave të fundvitit në Shkodër

Ekspozita "Plein air” në edicionin e nëntë me vepra të përzgjedhura nga krijimtaria e këtij viti e 12 piktorëve

Pasurohet fondi i Muzeut Historik Kombëtar me “Pemën gjenealogjike të familjes Kastrioti, dega e Napolit”

Drama “Negotiating Peace” premierë në Tiranë, tenton të ballafaqojë publikun me prapavijat, sfidat, frikën dhe shpresën që e shoqërojnë arritjen e një marrëveshjeje të paqes

Premiera e filmit të restauruar "Lulëkuqet mbi mure" me praninë e regjisorit Dhimitër Anagnosti

Tre fitues në konkursin “Çesk Zadeja”, Vasil Tole: Vlerësimi fokusohej në evidentimin e atyre veprave që kanë origjinalitet të spikatur
