BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Kultura

Tërmeti, Eliza Dushku me “Dear Albania” në ndihmë të të prekurve

Tërmeti, Eliza Dushku me “Dear Albania” në ndihmë

Aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku bashkohet me të tjerë artistë, që janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti, që ra para disa ditësh në vend. Ajo këtë të premte do shfaqë në Universitetin Harvard një dokumentar që e ka realizuar vetë, të titulluar “Dear Albania”. Mësohet se aktorja së bashku me të vëllain Nate Dushku dhe me shumë studentë shqiptarë të Harvardit do organizojnë këtë event bamirësie, për të mbledhur fonde për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. “Shqipëri, të dua. Për të gjithë ata që u prekën nga ky tërmet shkatërrues, ju dërgojmë lutjet dhe dashurinë tonë dhe po mbledhim menjëherë ndihma. Qëndroni të fortë. Jemi me ty Shqipëri”, ka shkruar Eliza direkt pasi mori vesh për tragjedinë e madhe, që preku vendin tonë. “Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar. “E dashur Shqipëri. Kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e hipnotizuar nga misteret e tua. Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përse-ne”, me këto fjalë e nis dokumentarin e saj nën titullin “E dashur Shqipëri” aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku. Dokumentari që është një përmbledhje e udhëtimit të saj nëpër Shqipëri, në disa qytete kryesore si Berati, Gjirokastra, Vlora, Saranda etj, në të janë pasqyruar edhe vizitat e saj në manastire, në plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë, por edhe takimet me njerëzit e thjeshtë apo dreka me miqtë. Eliza Dushku lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts. Është e njohur si një aktore amerikane me prejardhje nga një familje shqiptaro-daneze. U bë e njohur me rolin Faith në TV serinë “Buffy” dhe nga seriali televiziv “Angel”. Ajo ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it On”, “Wrong Turn”, dhe “Jay and Silent Bob Strike Back”, gjithashtu në aktivitetin e saj nuk mungon dhe si dublante me zërin e saj për lojëra elektronike.