BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Kultura

“Testamenti i ri” me regji nga Gëzim Kame, një komedi familjare për publikun

“Testamenti i ri” me regji nga Gëzim Kame, një komedi

Komedia "Testamenti i ri" vepër shkruar nga Sacha Guitri me regji nga Gëzim Kame shënoi premierën në “Teatër Kame”, në Ibë. Në rolet e komedisë premierë janë aktorët e njohur Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Guri Koço, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, për të vijuar dhe me Kristian Koroveshi, Ilda Pepi dhe Lola Meta. Vepra teatrore me regji nga Gëzim Kame u shfaq në një ambient të hapur, të bukur dhe të përshtatshëm për këtë situatë, që ne po kalojmë duke ruajtur rregullat e distancimit social. Projekti teatror nga regjisori i njohur Gëzim Kame bëri bashkë aktorët e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, si dhe aktorë të tjerë mirënjohur duke përcjellë për të pranishmit mbrëmë një komedi familjare. Producenti Genti Kame tregon se me veprën “Testamenti i ri” është hera e parë pas disa kohësh së pandemisë, që prezantohet një shfaqje me kontakt direkt me publikun, ku sipas tij duke respektuar rregullat. “Kjo është hera e parë pas kaq kohësh të pandemisë, që ka një shfaqje teatri në kontakt direkt me publikun, në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun. Është një normalitet i ri, brenda normave të reja të distancimit social. Njerëzit duhet të respektojnë distancimin social dhe të vazhdojnë jetën. Të shkojnë në koncerte, teatër, sport, etj, ti ndjekin aktivitetet pa frikë, por në bazë të respektimit të rregullave. Jeta duhet të vazhdojë”, tregon producenti Genti Kame. Komedia “Testamenti i ri” është një projekt teatror, që ka mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, e cila bën bashkë aktorë të njohur si dhe të rinj me rolet e saj. Si producent Genti Kame vijon më tej se dy prej tyre kanë ardhur nga Greqia vetëm për këtë shfaqje. “Aktorët me kënaqësinë më të madhe pranuan këtë bashkëpunim, sepse aktorët janë njerëzit më të devotshëm dhe më të sakrificës. Dy prej tyre kanë ardhur që nga Greqia, ata janë aktorët Viktor Zhusti dhe Sotiraq Bratko”, pohon producenti Genti Kame.

Komedia për publikun

Komedia "Testamenti i ri" shkruar nga Sacha Guitri me regji nga Gëzim Kame, për protagonistët e saj është një vepër e këndshme. Si producent Genti Kame shprehet se është një pjesë teatrore, që ka lidhje me familjen. “Njerëzit kanë nevojë për komedi. “Testamenti i ri” është një komedi familjare, shumë aktuale për marrëdhëniet e njerëzve brenda katër mureve dhe po dalim nga një pandemi. Një komedi që nuk është moralizuese, por që përcjell diçka dhe të bën të reflektosh, së pari është e këndshme dhe së dyti ka lidhje me familjen”, shprehet mes të tjerave Genti Kame në një reagim të tij para se kjo shfaqje të prezantohej për publikun në Ibë. “Testamenti i ri” është një komedi franceze e shkruar, që në vitet ’30. Një komedi që duket aktuale për shoqërinë, duke marrë parasysh dhe mesazhet e forta të cilat ajo përcjell. Një komedi e bukur, me humor situatash, karakteresh dhe është një temë aktuale që trajtohet në vepër. Tradhtinë në dashuri, tradhtinë në martesë, dhe se sa e rëndësishme është që nëse dy njerëz duhen të qëndrojnë bashkë. Si regjisor këtë kohë Gëzim Kame u prezantua me këtë komedi për publikun, por në aktivitetin e tij janë dhe të tjera shfaqje që kanë pasur sukses në skenat tona teatrore jo vetëm në Tiranë, por dhe në skena të qyteteve të tjera. Me një aktivitet të vlerësuar në fushën e teatrit, si regjisor Gëzim Kame ka sjellë vepra të bukura që janë mirëpritur nga publiku, ku në role kanë qenë me aktorë. Edhe me këtë komedi që erdhi premierë në “Teatër Kame”, në role janë aktorë që publiku i ka vlerësuar shumë në aktivitetin teatror.