Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Testamenti i Ri”, në skenën e Korçës gjatë fundjavës

Postuar: 16/03/2019 - 07:16

Në skenën e Teatrit të Korçës këtë fundjavë është komedia “Testamenti i Ri”. Vepra e shkruar nga Sacha Guitri vjen për publikun në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” me regji nga Gëzim Kame. Në role janë Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Guri Koço, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Kristan Koroveshi, Ilda Pepi dhe Lola Meta. Me regji nga Gëzim Kame skenografia është nga Bashkim Zahaj. Shfaqja vendos në qendër të vëmendjes martesën, marrëdhënien në çift, raportin se si dy njerëz duhet apo nuk duhen të qëndrojnë bashkë. Për veprën më herët drejtoresha e teatrit Zamira Kita është shprehur se ajo është përzgjedhur për në skenën e teatrit, sepse është një komedi shumë e veçantë. “Një komedi shumë e bukur, me humor situatash, karakteresh, është një temë aktuale që trajtohet në vepër. Tradhtinë në dashuri, tradhtinë në martesë, dhe se sa e rëndësishme është që nëse dy njerëz duhen të qëndrojnë bashkë. Por nëse ata dy njerëz nuk duhen asnjë ligj, asnjë princip, asnjë gjë nuk i detyron të qëndrojnë së bashku”, tregon Kita. Por edhe pse ngjarjet zhvillohen në shoqërinë franceze, sipas saj është një tematikë që ndeshet dhe tek ne. “Ngjarjet e veprës mund të jenë dhe në ditët tona. Ato zhvillohen në një shoqëri franceze shumë të emancipuar, por që ne e kemi përshtatur edhe franceze por edhe në Korçë, sepse është një tematikë që i shkon për shtat çdo marrëdhënieje dashurore apo bashkëshortore edhe tek ne”, tregon ajo. Ndërsa sot po vijon jeta artistike, në vitin 2017 Teatri i Korçës njohu një restaurim që e bëri një ndër më modernë të vendit. Në këtë teatër që nga viti 2014 zhvillohet festivali mbarëkombëtar “Koko Fest”, i cili i ka dhënë famë këtij teatri. Në vitin 2016, kur teatri ishte akoma në ndërtim, në Hanin e Elbasanit, u vu në skenë nga trupa e Korçës “Shtëpia e Bernarda Albës” me regji të Qëndrim Rijanit, ku në role ishin Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Linda Jarani, Blerta Belliu, Dasara Xhangolli, Ola Harizaj, Klodiana Keco dhe Ilda Pepi. Në vitin 2017, u inaugurua teatri i ri, me shfaqjen "Liqeni i mjellmave" nga TOB. Sot, teatri "Andon Zako Çajupi" është një ndër institucionet profesionale që zhvillojnë aktivitetin e tyre në pjesën jugore të Shqipërisë, duke sjellë në skenë komedi dhe drama të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2019 - 07:38

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Xhuvani ndërroi jetë në një spital në Romë.

Postuar: 15/08/2019 - 07:36

Në vilën e ish diktatorit, Cine Tarkovsky fton për një bashkëbisedim të hapur me fituesin e Palme

Postuar: 15/08/2019 - 07:35

Artistët shprehen se sot ndihen të pavlerësuar nga institucionet dhe sipas tyre trajtimi nuk ësht

Postuar: 14/08/2019 - 07:33

Teatri i Kukullave ka përfunduar turin  “Erdhi Teatri”, duke shëtitur fshatra të

Postuar: 14/08/2019 - 07:31

“Shkodra Jazz Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë.

Postuar: 14/08/2019 - 07:30

Numri i turistëve, që vizituan qytetin e Beratit gjatë muajit korrik 2019 ishte rreth 1 300 vizit

Postuar: 14/08/2019 - 07:28

Festivali i Regjisorëve të Rinj mungon në jetën artistike.