Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tetori gjerman sjell "Vizatime, Objekte dhe Video të Përzgjedhura"

Postuar: 21/10/2017 - 08:13

Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ambasada Gjermane në datën 24 tetor sjellin ekspozitën “Rosemarie Trockel- Vizatime, Objekte dhe Video të Përzgjedhura”, të artistes së famshme gjermane Rosemarie Trockel (lindur në vitin 1952 në Schwerte, Gjermani). Ekspozita, e cila organizohet nga Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me Institutin për Marrëdhëniet me Jashtë (ifa) dhe Ambasadën Gjermane në Tiranë, hapet si një nga aktivitetet e rëndësishme të Tetorit Gjerman për vitin 2017. Kjo është hera e parë që kjo artiste ekspozon veprat e saj në Shqipëri. Rosemarie Trockel vlerësohet si një nga artistet më të famshme bashkëkohore sot në shkallë globale, e cila e shpreh vështrimin e saj krejtësisht vetjak për botën me anë të objekteve, skulpturave dhe instalacioneve. Kjo ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve i mundëson publikut shqiptar për herë të parë një udhëtim eksplorues në veprat e kësaj artisteje shumëdimensionale: duke nisur nga vizatimet, fotografitë, tablotë e famshme me thurje e deri tek “Malmaschine” dhe video-instalacionet. Skena artistike, e dominuar për kohë të gjatë nga meshkujt, e ka nxitur Rosemarie Trockelin qysh herët për kundërvënie ndaj saj. Ajo vazhdimisht formulon pozicione kundërshtie dhe pasqyron pikëpamjen e saj si një përfaqësuese e botës së theksuar artistike femërore, dhe nuk kursehet as me kritika parimore ndaj sistemit ekzistues të artit. Por, pavarësisht qëndrimit të saj kritik, veprat e Rosemarie Trockelit shfaqen për vizitorin si projektime të vrullshme mendimesh plot fantazi dhe si skica artistike qartësisht bindëse. Në punët e Rosemarie Trockel, në mënyrë rituale dhe të pandërprerë, mediat tradicionale dhe ato të reja shkrihen në lidhje të befasishme për shikuesin. Kjo është veçanërisht e dukshme në vizatimet me tush, karbon, laps, kolazhet apo dhe vizatimet kompjuterike, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në veprën e saj. Çdo fazë e re e punës së Rosemarie Trockel shoqërohet me vizatime, të cilat janë dhe skica që vënë në dukje vëzhgimet dhe idetë e saj në proces krijimi, por, siç është veçanërisht e dukshme në veprat aktuale të formatit të madh, ato gjithashtu formojnë edhe një trup të pavarur pune dhe krijimtarie. Si rrjedhim, kjo ekspozitë vë një theks të veçantë në veprat në këtë medium, por edhe në videot e saj. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2018 - 09:41

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave po pasuron përditë e më shumë publikun dorëshkrime me vlerë të madhe kulturore dhe historike që janë pjesë e vyer e kësaj arkive. Një ndër to është Kuran Qerimi, dorëshkrim i ilustruar, shek. XIX, 393 fletë letre, 240 x 160 mm, kopist anonim.

Postuar: 17/02/2018 - 09:39

"Ekspo Art Tirana" vjen në edicionin e dytë në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 17/02/2018 - 09:34

Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra ditëve të fundit me vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ata kërkojnë të ndalen plane

Postuar: 16/02/2018 - 10:19

Arkeologia Ornela Durmishaj është emëruar drejtore e parkut kombëtar të Apollonisë. Arkeologia Durmishaj vjen në këtë detyre pas konkursit që hapi Ministria e Kulturës.

Postuar: 16/02/2018 - 08:39

Artistët e Cirkut Kombëtar kërkojnë një sqarim nga Ministrja e Kulturës për situatën e krijuar me projektligjin e artit dhe kulturës.

Postuar: 16/02/2018 - 08:37

Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një ditë me kuratorin!” me temë: “Monedhat, dëshmi e zhvillimit të qytetërimit ilir”.

Postuar: 16/02/2018 - 08:36

Në një kohë kur për Teatrin Kombëtar po flitet e diskutohet jo pak, në skenën teatrore mbrëmë për publikun erdhi në skenë shfaqja "Rojat e Taxhit".