BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Kultura

“Tetori i librit”, QKLL me një aktivitet për letërsinë franceze

“Tetori i librit”, QKLL me një aktivitet për

Në kuadrin e muajit të leximit "Tetori i librit", me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, u organizua takimi letrar me temë “Lexojmë dhe njohim letërsinë: nga Franca në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Francë”, i konceptuar si një ndalesë dhe pikëtakimi mes letërsisë frënge dhe asaj shqiptare. Në aktivitet nderoi me praninë e tij atasheu kulturor i Ambasadës Franceze në Tiranë, zoti Jerom Spinoza, si dhe prof. dr. Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. QKLL shprehet se ky aktivitet synoi promovimin e punës dhe veprës së deritanishme të autorëve, përkthyesve dhe botuesve për afrimin mes gjuhë-kulturave, përkatësisht asaj franceze dhe shqiptare. “U synua gjithashtu nxjerrja në pah e rolit të patjetërsueshëm të letërsisë (me gjithë aktorët e saj të drejtpërdrejtë: autor/përkthyes/botues/studiues) si urë komunikimi mes kombeve, aq e nevojshme në këtë periudhë distancimi, sa social aq edhe fizik. Gjatë këtij takimi kumtuan profesorë të gjuhës frënge pranë fakultetit, si dhe përkthyes dhe studiues”, shprehte QKLL. Si kanë arritur autorët vendas të depërtojnë në letërsinë e botuar nga gjuha e huaj (shqipe) në gjuhën frënge? Si ka qenë rrugëtimi i veprave të tyre drejt Francës? Botime të mëparshme në frëngjishte, të tilla si ajo e Kadaresë, a kanë qenë për ta pengesë apo ndihmesë? Çfarë shtyse kanë pasur ata për t’u botuar në gjuhën e Molierit dhe Modianos? Si fillon krijimtaria e një autori dhe përkthyesi dhe si zgjidhet ngërçi i faqes së parë të bardhë për të shkuar drejt pikës finale? Në një letërsi të konceptuar si universale, a shkruajmë për një publik të caktuar me vizione të ndara sipas gjuhë-kulturave në të cilat janë mbrujtur? Si ka arritur përkthyesi të jetë transparent, duke lënë kulturën e tjetrit të vijë lirisht tek kultura pritëse por pa prishur statu quo-në e saj ? Sa dhe si ndikon madhështia e autorit të gjuhës burimore në pritjen që i bëhet përkthimit të veprës nga lexuesi në gjuhën shqipe, etj, ishin pyetjet që rreth të cilave u përqendrua takimi letrar. Ky aktivitet erdhi në vijim të veprimtarive, që janë zhvilluar gjatë këtij muaji në kuadër të “Tetorit të librit” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.