BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Thellohet kriza mes artistëve dhe Kumbaros, aktorët e teatrove të rretheve zbarkojnë në Tiranë

Thellohet kriza mes artistëve dhe Kumbaros, aktorët e teatrove të

Artistët janë të vendosur në qëndrimin e tyre me kërkesat që i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës. Protestës së artistëve të Tiranës dje iu bashkuan në hollin e Teatrit Kombëtar dhe aktorët nga rrethet. Për artistët ministrja e Kulturës ka mashtruar me deklarimet që ka bërë. Edhe pse nuk u lejuan të ishin në sallën e teatrit nga administrata e Teatrit Kombëtar, që siç u pohua drejtori kishte kërkuar më parë një leje për zhvillimin e takimit, në hollin e këtij institucioni ata akuzuan ministren Kumbaro për situatën e krijuar. Nëse nga ministria pohohet se projektligji është dërguar në 500 e-mail, ata shprehen se deri tani asnjë prej tyre nuk ka marrë një material të tillë. Në lidhje me Teatrin Kombëtar aktorët e Tiranës, bashkë me artistët nga teatrot e tjera si Shkodra, Fieri, Durrësi, kërkuan transparencë në lidhje me vendimet për teatrin, por dhe projektligjin. Artistët nuk pranojnë që takimi të bëhet në Ministri të Kulturës, por i kërkojnë ministres Kumbaro që ditën e mërkurë në orën 16.00 të jetë një takim i hapur për të gjithë në Teatrin Kombëtar. Aktori Arben Derhemi njëkohësisht dhe kryetar i sindikatës së aktorëve të TK pohoi se ata refuzojnë të jetë takimi në ministri, por të jetë vetë Kumbaro e pranishme me artistët në TK. “Takimi brenda në sallën e Teatrit Kombëtar nuk ishte i mundur, sepse drejtori Çuli nuk na lejoi, pasi sipas tij duhet të kishim marrë leje. Për çfarë na duhet leja? Që të hyjmë në shtëpinë tonë? Aty ku unë bëj dhe prova duhet leje? Të mërkurën në orën 16.00 ne i kemi kërkuar ministres së Kulturës, që të vijë në teatër dhe të bëjë takimin me ne artistët”, tha Derhemi. Edhe aktori Neritan Liçaj pohon se është ministrja e Kulturës ajo që duhet të vijë në teatër. “Mes të tjerave ajo që ne kërkuam ishte dhe takimi të mërkurën të bëhet në sallën e TK dhe jo në ministri siç kanë kërkuar ata. Thonë dhe për projektligjin në 500 adresa e-mail, po ku e kanë çuar, pse po mashtrojnë, sepse me sa u tha dhe këtu nuk kanë marrë e-mail nga ministria”, vijon aktori. Aktori i njohur Bujar Asqeriu shprehet se ministria nuk e kupton se çfarë është artisti. “Refleksionet nga qeveria e ministria duket që janë të vakëta mos me thënë të ftohta. Këtu nuk e kuptojnë në thelb çfarë është artisti. Ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar këtyre artistëve. Neve na fusin në vrimën e miut, atje në hidrocentral, se hajdutët nuk na lënë lekë”, thotë aktori Bujar Asqeriu. Më tej ai shtoi se një aktor e merr rrogën më të vogël se një nëpunës i rëndomtë i Ministrisë së Kulturës, ndërsa për teatrin prej vitesh nuk mendohet. “Në Shqipëri janë ndërtuar 24 burgje. Më thoni sa teatro janë ngritur? Zero. Gjithë rinia shqiptare është në burgje, nuk ka qytet pa burg, atëherë them unë, këta me shkopinj gome dhe biruce do e edukojnë rininë. Po të ndërtoheshin 4-6 teatro më pak burgje do të kishim, jam i sigurt për këtë. Këta nuk investojnë, dhe ne zihemi këta për një 5 -lekëshe që hedhin ata, kush mund ta kapa dhe tallen”, tha Bujar Asqeriu. Regjisor Leka Bungo tha se ministrja Kumbaro ka mashtruar me deklaratat e saj. “Ajo akuzon Bertin dhe artistët, që e kanë kthyer teatrin në mejhane dhe i kërkon llogari pse e keni lejuar deri në atë derexhe, ndërkohë që qeveria e saj ua hoqi artistëve shpërblimet, madje edhe lekët e biletave. Këtu nuk janë shituar kurrë qofte, vetëm nëse janë shitur atje, ajo nuk e thotë këtë por mashtron opinionin. Ajo sallë iu dha telebingos se u jepte aktorëve 50 mijë lekë çdo muaj. Dhe pse mos i jepte artistëve kur Ministria dhe qeveria e tyre nuk i jepte? Çfarë lidhje ka kjo me qoftet, ku janë, përveçse në mendjen e asaj”, tha regjisori Bungo.

Artistët nga rrethet: Duam transparencë

Drejtoresha e teatrit “Migjeni” në Shkodër aktorja Rita Gjeka thotë se nga Ministria e Kulturës nuk ka transparencë. “Unë bashkohem me artistët e Tiranës dhe me mua ka dhe nga aktorët e teatrit. Ne jemi këtu pasi u bë një projektligj, për të cilin nuk pati transparencë, që u bë dhe u publikua në faqen e ministrisë, tani thonë do mbledhin mendimet dhe e kemi nis në e-mail. Problemi me Teatrin Kombëtar është shumë shqetësues, ky është dhe teatri im edhe unë paguaj taksa. Ne erdhëm nga Shkodra dhe i përkrahim të gjitha kërkesat e tyre. Nuk mund të bëhet një teatër në një rrugicë, është trupi i botës”, thotë ajo. Më tej Gjeka i kujton ministres Kumbaro që ka ende punime që duhen bërë në teatrin “Migjeni” që është dhe monument kulture. “Në teatrin “Migjeni” Ministria e Kulturës të vijojë dhe me fazën e dytë dhe të tretë të punimeve të projektit dhe këto ti bëjë të gjitha njëherësh. Ne nuk kemi foni, ndriçimin e duhur, nuk kemi karrige. Nga Të pranishëm në protestë artistë nga teatri i Durrësi pohuan se janë probleme që i takojnë të gjithë komunitetit të artistëve. “Projektligji që në fillim duhet të diskutohej me artistët, jemi pro në kërkesat e tyre. Të vjen akoma keq që ne vazhdojmë të mbetemi në pikën e nisjes, që gjithmonë ata që pyetën në fund janë artistët”, pohuan ata./Julia VRAPI

Më të lexuarat