BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Themelohet Instituti i Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli"

Themelohet Instituti i Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim

Në sallën Goethe të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në një takim mes artistësh, studiuesish, botuesish u themelua Instituti i Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Në këtë takim u prezantua botimi i parë i këtij instituti “Stanislavski - Sistemi” (Puna e aktorit me veten), përkthyer dhe përgatitur nga pedagogu dhe regjisori i njohur Mehmet Xhelili. Ky libër botohet me mbështetjen e fondacionit “F.S.Noli”. Drejtori i teatrit Kiço Londo u shpreh gjatë këtij takimi se Instituti i TKEKS është një platformë e kërkimit dhe e shprehjes krijuese në fushën e teatrit. “Por kjo është dhe për performancën artistike, të ndikimit poetik dhe e teorive mbi teatrin eksperimental”, tha Londo gjatë fjalës së tij. Sipas drejtorit të TKE “Kujtim Spahivogli” instituti ka si qëllim ndërtimin e gjendjeve dhe depozitimin e kërkimeve interpretuese dhe edukative. “Duke qenë një takim i hapur mes autorëve, përkthyesve, artistëve, skenografëve, kostumografëve, muzikantëve, koreografëve, dramaturgëve, regjisorëve të ndriçimit, fotografëve dhe analistëve të artit bashkëkohor, ka si qëllim ndërtimin e gjendjeve, depozitimin e kërkimeve, interpretuese dhe edukative të veprave dhe shfaqjeve. Por dhe kultivimin e teorive radikale, aktit artistik me një grup të gjerë shoqëror, që do të kapërcejë pengesat dhe kufizimet komerciale dhe kulturën e regjimit dominues”, vijoi më tej drejtori Kiço Londo. Drejtori i TKES u shpreh se në çdo projekt të institutit ekziston përpjekja për një eksperiment, një procedurë provë, një pyetje. “"Vendi i punës" ose është një festë ose nuk ekziston, asnjë nuk të detyron që të jesh aty. Akti teatral bëhet një fushë shprehje e jetës kolektive, të bashkësisë së lashtë, të respektit, dashurisë, ndihmës reciproke dhe sinqeritetit të shpenguar midis të gjithë zbatuesve. Hierarkia zhduket. Marrëdhëniet bëhen të vërteta, nuk ekzistojnë kompromiset dhe detyrimet e përditshme të jetës tonë ia lënë vendin angazhimeve të ndërgjegjshme, zgjedhjeve personale dhe vendimeve kolektive”, u shpreh mes të tjerave drejtori Londo. Puna e instituti do të vijojë me botime të tjera në vijim, të cilat siç bëhet me dije do të shpërndahen dhe falas.

Teatri Eksperimental

Teatri Eksperimental është një term i përgjithshëm për lëvizje të ndryshme në teatrin perëndimore i cili u krijua në fund të shekullit të 19-të me Alfred Jarry dhe shfaqjen e tij “Ubu”. Ky lloj teatri lindi si një reagim ndaj një forme të të shkruarit të dramave që mbizotëronte në atë kohë dhe ndaj prodhimit të tyre, thuhet në faqen e institucionit. Termi ka ndryshuar me kalimin e kohës ashtu si edhe e gjithë bota e teatrit duke adaptuar shumë forma të cilat dikur cilësoheshin si radikale. Ky lloj teatri është krahasuar me teatrin avangard. Teatri eksperimental, ashtu si emra që ai mban, është një përpjekje për diçka të re. Ashtu si format e tjera të teatrit avantgard, teatri eksperimental u krijua si përgjigje ndaj një perceptimi mbi një krize të përgjithshme. Pavarësisht qasjeve të ndryshme politike apo formale, teatri eksperimental kundërshton teatrin borgjez. Ky lloj teatri përpiqet të fus një përdorim ndryshe të gjuhës dhe të trupit me qëllim që të ndryshojë mënyrën e perceptimit dhe të krijojë një lidhje të re, më aktive me audiencën. Teatri eksperimental i inkurajon drejtorët për të krijuar shoqërinë ose së paku audience, për të ndryshuar qëndrimet e tyre, vlerat, pikëpamjet mbi një problem a çështje dhe për të bërë diçka për to./Julia VRAPI