Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thesaret e viteve 1700 mbërrijnë në Muzeun Kombëtar, 19 objekte unikale ekspozohen në pavijonin e ikonave

Postuar: 18/05/2017 - 07:54

Objekte të rralla kulti prej ari dhe argjendi ekspozohen për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas” përmban 19 objekte, të cilat janë punuar nga argjendarët vendas. Objektet unikale i janë nënshtruar një restaurimi, të veçantë udhëhequr nga profesor Frederik Stamati. Ekspozita me objektet e rralla në MHK vjen dhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve. Gjatë fjalës së tij në hapjen e ekspozitës drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi tha se këto objekte të rralla u evidentuan gjatë punës hulumtuese në muze për inventarizimin e objekteve. Objektet në këtë ekspozitë të rrallë, e cila është hapur në pavijonin e ikonave datojnë që në vitin 1748. “Gjatë punës hulumtuese për katalogimin dhe iventarizimin e objekteve, që gjenden në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, kemi arritur të evidentojmë një kryq prej argjendi, që i përket kishës së Shën Mërisë, në Elbasan. Kryqi prej argjendi në të dy anët paraqet skena ikonografike, të cilat janë gdhendur me finesë nga Janko Voskopojari në vitin 1748”, u shpreh drejtoi Koçi. Gjatë punës hulumtuese sipas tij është mundur të evidentohet nga specialistët edhe dy mbulesa prej argjendi. E para i përket ikonës së Shën Gjergjit, e cila ka qenë e vendosur në proskinitarin e kishës së Shën Gjergjit në Nokovë të Lunxhërisë, Gjirokastër. Mbulesa e dytë i përket ikonës së Shën e Premtes, që ka qenë e vendosur në proskinitarin e kishës së Shën e Premtes në Selckë të Lunxhërisë, Gjirokastër. Dita Ndërkombëtare e Muzeve zhvillohet çdo vit më 18 Maj. Kjo ditë është krijuar nga ICOM (International Council of Museum - Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) në vitin 1977 duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë dhe vazhdon të gëzojë popullaritet prej 40 vjetësh.

Puna për objektet

Objektet e tjera të ekspozuara në ekspozitën “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas” janë brerore, kapakë ungjilli, lugë kungimi, kryqe, eksapterë, kuti lipsanesh, etj. Restaurimi i tyre u krye në laboratorin e konservimit të koleksioneve të Muzeut Historik Kombëtar. Sipas specialistëve të fushës, nga mbishkrimet që gjenden të skalitura mbi to vërtetojmë se i përkasin shek. XVII-XVIII. Teknika e punimit të arit dhe argjendit ka qenë pjesë e pandarë e kulturës dhe e traditës sonë kombëtare. Specialistët e laboratorit kanë punuar jo pak për sjelljen në dritë të këtyre punimeve të harruara, që u ndriçuan kur në formën e tyre të gjetur nuk kuptoheshin se çfarë ishin më parë. Objekte janë punuar me teknikat e rrahjes e të gdhendjes, si edhe me përdorimin e mjaft veglave që krijoheshin nga vetë zejtarët për zbukurimin e objekteve. “Kjo ekspozitë tregon më mirë se sa të gjithë objektet e tjera që ka muzeu për nivelin e lartë të mjeshtërisë të argjendarëve shqiptarë. Këto objekte kanë ardhur në muze në një gjendje të paekspozueshme saqë dhe shkrimi nuk lexohej dhe as mund të shihej punimi i hollë në gdhendje që kanë, nga pluhurat, nxirjet, ndotja, etj. Dhe sot janë në një gjendje mjaft të këndshme për syrin dhe për ti konceptuar e parë gjithë punimin. Objektet janë po në atë nivel siç janë të gjitha argjendaritë në muzetë e Evropës”, u pohua në çeljen e ekspozitës në MHK. Ekspozita “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas” do të qëndrojë e hapur deri më 4 qershor 2017, në Pavijonin e Ikonave të Muzeut Historik Kombëtar”. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2017 - 12:43

Regjizori australian Steven Kastrissios, pas “The Horseman”, vjen në Shqipëri me të parin film horror shqiptar.

Filmi titullohet “Bloodlands” pritet në kinema që prej së premtes, nën inerpretimin e Gëzim Rudit, Ilire Vincas, Suela Bakos e të tjerë.

Postuar: 24/09/2017 - 07:59

Në skenën e Pallatit të Kongreseve në ditët e para të muajit tetor do të shfaqet baleti modern i trupës së Angjelin Preljocaj “Trait d’Union & Creation”, q

Postuar: 24/09/2017 - 07:56

Piktori Bajram Mato sjell për publikun 102 vepra në tablo pikture në sallën e​ ekspozitave të​ Muzeut Historik Kombëtar.

Postuar: 24/09/2017 - 07:51

Kinematografia shqiptare kërkon rritje buxheti dhe këto vite janë realizuar vepra filmike, që janë vlerësuar dhe në festivale të huaja.

Postuar: 23/09/2017 - 08:13

“Bloodlands” i pari film horror shqiptar vjen në ekranin e kinemasë për publikun.  “Bloodlands” është realizuar në gjuhën shqipe dhe luajnë Gëzim Ru

Postuar: 23/09/2017 - 08:10

Sezoni i ri artistik në “Metropol” fillon me veprën “Euridita”, që këtë herë nuk do të jetë në skenën e teatrit, por jashtë saj.

Postuar: 23/09/2017 - 08:09

“Ferma e kafshëve” vepra e shkruar nga George Orwell, me regji nga Erion Isai mbrëmë u shfaq në teatrin e Korçës në kuadër të festivalit të komedisë “KokoFest&