Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tirana 99 vjet kryeqytet, ekspozohen dokumente të rëndësishme te kalaja

Postuar: 12/02/2019 - 07:33

Ekspozita fotografike dhe dokumentare “Tirana 99 vjet kryeqytet” u çel te Kalaja e Tiranës. Materiale të ndryshme arkivore, mes tyre shpallja e Tiranës si kryeqytet, vendime ndër vite, fotografi me ngjarje historike, etj, janë disa prej materialeve të ekspozuara. Statuti i Republikës ku sanksionohet Tirana si kryeqytet më 1925, foto ku tregohet paria dhe përfaqësues të Tiranë në 1929, për të vijuar me foto të tregtarëve më 1929, materiale të dokumentuara që i takojnë vendimi të prefekturës së Tiranë mbi rezultatet e zgjedhjeve për këshillin bashkiak të Tiranës më 1928 si dhe të tjera janë pjesë e ekspozitës. Një tjetër dokument tregon personelin e bashkisë më 1923, mes tyre gjejmë një foto të Bashkisë  së vjetër të Tiranës, dokumente që kanë vendime të këshillit bashkiak të 1923 janë në “Tirana 99 vjet kryeqytet”. Po ashtu nga Arkivi janë publikuar dhe foto me anëtarët e të Bashkisë së Tiranës më 1923. Në stendat e ekspozitës gjejmë dhe memorandum për ndërtimin e kryeqytetit më 1924 si dhe harta e lagjeve të Tiranës. Nuk mungojnë dhe vendime të këshillit të përhershëm të Bashkisë së Tiranës në lidhje me planin rregullues të qytetit më 1929, për të vijuar më foto të Tiranës së kësaj kohe apo dhe me listën e anëtarëve të Kuvendit Bashkiak të 1934. Ekspozita që vjen me historinë e Tiranës, që nga koha kur u shpall kryeqytet për të vijuar dhe vite më pas është e kuruar nga Elsa Saka, Sokol Çunga, Larisa Neziri Lezha. Në të tjera stenda të ekspozitës janë vendime e kontrata për sistemimin e Pazarit të ri dhe sheshin Avni Rustemi më 1939, ku nuk mungojnë dhe foto që Arkivi i Shtetit i ka ekspozuar dhe tregojnë për punimet në sheshin Avni Rustemi. Në të tjera momente që shënojnë ngjarje historike gjejmë foton që tregon ceremoninë dhe paradën e zhvilluar në Tiranë me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë më 1937, po ashtu nga Arkivi është dhe fotografia me monumentin që shkruan për Ismail Qemalin i ngritur në Tiranë me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë më 1942. Po ashtu janë dhe foto apo materiale dokumentare që flasin për historinë e sportistëve të Tiranës, mes tyre është dhe statuti i klubit Tirana më 1929 apo dhe njoftimi mbi zhvillimin e kampionatit të atletikës më 1929. Pjesë janë dhe fotot e grave kostume popullore të Tiranës në vitet 1922. Pjesë e ekspozitës nga materialet që ka zgjedhur Arkivi i Shtetit janë dhe ato që tregojnë protestën e popullsisë së Tiranë kundër vendimeve për copëtimin e vendit më 1920. Godina ku u vendos qeveria e Kongresit të Lushnjes në një tjetër foto, ligjet dhe popullsia e Tiranës me 1920 tregohet po ashtu në materiale, letra mbi vendimet që u morën në Kongresin e Lushnjes, mes të tjerash ku u vendos që qendra e qeverisë të vendosej në Tiranë më 1920. Po ashtu në ekspozitën “Tirana 99 vjet kryeqytet” përmban dhe të tjera materiale dhe dokumente, që Arkivi i Shteti i ka prezantuar.

Historia ndër vite

Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sylejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Gjatë gjithë historisë së saj ajo ishte një qendër romake (Theranda) dhe bizantine (periudhën e zgjerimit të saj të parë). Ajo u pushtua në shekullin e pesëmbëdhjetë nga Perandoria turko-osmane, i cili ndikoi dhe ndryshuar politikën, shoqërinë, kulturën, arkitekturën dhe fesë në shekujt e mëvonshëm. Tirana e shpalli pavarësinë në 26 nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920, ndërkohë që qeveria e dalë nga ky kongres, zgjodhi në krye të saj patriotin Sulejman Delvina. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Në këtë datë vlerësohet historikisht ardhja e qeverisë shqiptare në Tiranë me në krye Sulejman bej Delvinën dhe pritja iu bë asaj nga populli tiranas, të cilit iu desh ta mbronte këtë qeveri. Ekspozita “Tirana 99 vjet kryeqytet” është një bashkëpunim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave me Bashkinë e Tiranës.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:02

 Premiera e filmit artistik me metrazh të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit u shfaq në teatrin Poshka në Strugë.

Postuar: 21/04/2019 - 08:00

Ekspozita “Peisazh në akuarel” sjell për publikun 60 punime në pikturë nga piktori Kr

Postuar: 21/04/2019 - 07:58

 Në teatro problemet me aktivitetin artistik janë dhe nga puna që bëhet për të sjellë veprat

Postuar: 20/04/2019 - 08:06

Festivali ndërkombëtar operistik “Marie Kraja” nisi mbrëmë edicionin e 17 në Tiranë.

Postuar: 20/04/2019 - 08:02

Nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar, gjimnazi “Ismail Qemali” organizoi aktivitet

Postuar: 20/04/2019 - 08:00

Filmi i animuar në vendin tonë përballet me jo pak probleme.