Kultura

“Tirana e artit të tre karantinave”, vjen me veprat e 10 artistëve të njohur

“Tirana e artit të tre karantinave”, vjen me veprat e 10

Artisti Shpend Begu me rastin e 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet ka bërë bashkë në një ekspozitë 100 veprat e 10 artistëve shqiptarë. Këto janë vepra që artistët i kanë realizuar përgjatë një shekulli për kryeqytetin. Ekspozita “Tirana e artit të tre karantinave” ka pasqyruar qytetin e Tiranës, nga viti 1935 deri në vitin 2020, në një nga vilat e vjetra tiranase. Kuratori Shpend Bengu, në një reagim për media e konsideron këtë ekspozitë, një dhuratë për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Ai deklaroi se do të dëshironte të bënte diçka të bukur për qytetin e tij, duke theksuar se ka marrë edhe sugjerime për mënyrën e ekspozimit të 100 pikturave. “Unë doja të bëja “koncertin tim”, t’i dhuroja diçka qytetit tim, bashkë me miqtë e mi piktorë, muzikantë edhe poetë. Pashë shumë ambiente në Tiranë, por m’u dukën të ftohta. Pasi pashë shumë, me ndihmën e Andi Ibrahimit, i cili ma sugjerojë vendosa të ekspozojë këtu. Aq më tepër që është shtëpia e dy artistëve, e kompozitorit të ndjerë Selim Ishmaku edhe këngëtares Marina Grabovari”, u shpreh për mediat kuratori Shpend Bengu. Artistët më në zë i kanë besuar tablotë e tyre, në të cilat sjellin motive nga Tirana e dikurshme, dhe bashkëkohore Shpend Bengut. Ky i fundit shoi më tej se ka përjetuar emocione të forta kur ka marrë në dorë punimet e artistëve. Duke iu referuar vendosjes së pikturave në ekspozitë, Bengu deklaroi se ka ndjekur rendin kronologjik sipas moshës së artistëve. “Pjesa më emocionuese e kësaj ekspozitë, ka qenë pikërisht momenti që kam nis të marr në dorëzim punët e autorëve, që m’i kanë dhënë në mirëbesim. Sa i përket ekspozimit vendosa të ndjek rendin kronologjik, sipas moshës së artistëve, që nga Abdurrahim Buza edhe pastaj vjen me radhë, profesor Sadik Kaceli, Nexhmendin Zajmi, Ibrahim Kodra, Fadil Pëllumbi etj”, tha ai. Një iniciativë, e pambështetur nga institucionet, por që nesër mund të jetë shembull për këdo që ka dëshirë të bëjë art të pavarur. Shpend Bengu tha se ekspozita ndonëse po mbahet në kushte pandemie, ka qenë nga mbështetja totale e artistëve dhe jo nga tenderua apo shkresa dhe aplikime. “Në kohë pandemie po bëhet edhe kjo ekspozitë, pa shkresa e aplikime, pa tenderë, edhe pa asgjë fare. Vetëm nga një artist i vetëm, këtë u thashë edhe kolegëve: Imagjinoni se çfarë mund të bëni ju bashkë”, u shpreh Shpend Bengu. Ekspozita vazhdon të qëndroj hapur në rrugën “Jani Vreto”, në oborrin e banesës numër 6 në Tiranë, në vilën e dy artistëve, kompozitorit të ndjerë Selim Ishmaku edhe këngëtares Marina Grabovari. Qytetarët mund të shkojnë për të parë këtë ekspozitë dhe për të kujtuar nostalgjinë e qytetit të Tiranës së mëparshme me shtëpi private, larg pallateve shumëkatëshe.

Ja kush është Shpend Bengu

Shpend Bengu është një artist Shqiptar, lindur me 12 maj të 1962 në Tiranë dhe i diplomuar si piktor në Akademinë e Arteve të Bukura pranë Liceut Artistik. Ai është bashkëpunëtor aktiv në universitetin e Kalabrisë si dhe ne institucione te tjera publike te Rajonit të Kalabrisë si ekspert në dizajn grafik, pikturë, teknikë të multimedias. Ai promovon vlerat e kulturës shqiptare në aktivitete të artisteve të ndryshëm.