BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Tirana e para viteve ’40 vjen në Muzeun Kombëtar me grafikat e Rakip Shabanit

Tirana e para viteve ’40 vjen në Muzeun Kombëtar me grafikat e

Ekspozita "Tirana urbane grafike" u çel në Muzeun Historik Kombëtar me punime të autorit të njohur Rakip Shabani. Një ekspozitë me grafika për Tiranën para viteve ’40. Tirana ashtu siç ka qenë, me rrugicat karakteristike, shtëpitë me qerpiç e veshjet popullore aq të veçanta. Kjo është qasja në ekspozitën e Rakip Shabanit në përmbajtjen e së cilës janë përfshirë 33 punë në grafikë për Tiranën e para viteve ’40. Në këto punime paraqiten vendet arkitektonike dhe turistike të qytetit të Tiranës, si Ura e Tabakëve, Ura e Brarit, pazari etj. Në çeljen e kësaj ekspozite, e cila ishte dhe në kuadër të 73-vjetorit të çlirimit të Tiranës merrnin pjesë personalitete të jetës kulturore në vend. Ishin të pranishëm, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, piktori Abaz Hado, kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, kompozitori i njohur Limoz Dizdari, piktori Kujtim Buza, etj. Piktori pohon se janë punime që janë realizuar në harkun kohor përgjatë një viti. “Unë kam para fotografi të vjetra në arkiva, apo familje. Kjo ekspozitë është një punë gati një vjeçare dhe kam përgatitur ekspozitën. Por ekspozita nuk ka të bëjë me fotografitë, por unë prej tyre kam parë tipet, karakteret, etnografinë, arkitekturën e asaj kohe dhe veprimtarinë urbane,  kopshtet e Tiranës, etj. Pra e kam parë në karakterin njerëzor dhe artistik. Nuk ilustrojmë veprimtarinë e kohës, por marrim emocionet njerëzore”, tregon piktori Shabani. Autori i ekspozitës, piktori Rakip Shabani mes të tjerave la të kuptohej në fjalën e tij se ai fliste përmes veprave të tij për mesazhin për Tiranën.  “Unë ja më llafazani nga të gjithë...” pohon ai dhe tregon punimet e tij varur në hollin qendror të Muzeut Historik Kombëtar.  “Mesazhi që jap unë është që të ruajmë kulturën e vjetër atë traditën e Tiranës, për arsye sepse vetëm e vjetra ka karakter turistik për vizitorët.  Një ekspozitë që unë pres publikun ta shikojë dhe të vlerësojë punën time. Edhe e vjetra është shumë e bukur dhe sikur ne të kishim ruajtur atë pjesë do të kishim më shumë turistë në Tiranë” shton më tej piktori. Në fjalën e tij ai falenderon dhe Muzeun Kombëtar, i cili hapi ekspozitën e tij “Tirana urbane grafike”.

Atmosfera e qytetit të vjetër

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi thotë se ky aktivitet zhvillohej në një ditë të veçantë për kryeqytetin shqiptar duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë gjithë serisë së aktiviteteve të tjera që kishin nisur që në mëngjesin e 17 nëntorit, ditës së çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë. Dr. Dorian Koçi tha gjithashtu se në punimet grafike të Rakip Shabanit ndihet atmosfera e qytetit të vjetër gjë që shërben edhe për brezat e rinj, pasi kanë parë në ditët e sotme Tiranën e ndryshuar shumë.  Përshëndetën gjithashtu çeljen e kësaj ekspozite dhe Abaz Hado, Aldrin Dalipi e Kujtim Buza. Rakip Shabani piktor, lindi në vitin 1943 në Dhëmblan të Tepelenës, por qëkur ishte fëmijë prindërit e tij u transferuan në Vlorë. Ka mbaruar Liceun Artistik në vitin 1964 dhe Akademinë e Arteve në vitin 1974 është nderuar me çmim kombëtar. 17 vepra të tij kanë zënë vend në Galerinë Kombëtare dhe 21 vepra të tjera në Galerinë e qytetit të Vlorës. Punimet e piktorit Shabani kanë shëtitur dhe janë, mirëpritur dhe pëlqyer kudo nëpër botë si në Angli, Amerikë, Argjentinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali, ku ka hapur 25 ekspozita personale, brenda dhe jashtë shtetit. Piktori Shabani i ka rënë kryq e tërthor Shqipërisë, duke lëvizur nga jugu në veri, duke hedhur në bllokun e tij të gjitha impresionet e mbresat nga çdo fshat e krahinë të vendit. Dashuria për artin i ka përforcuar atij shqisën e hulumtimit, jo vetëm të natyrës së mrekullueshme të vendit të tij, por edhe të temperamentit e të botës shpirtërore të njerëzve me të cilët ka kontaktuar.  Jo vetëm një njohës i mirë i artit, por edhe një shikues fare i thjeshtë konstaton në punimet e tij, në çdo telajo e tablo, njohuri të thella për historinë, etnografinë dhe filozofinë e kombit të tij.  

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat