BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Kultura

“Tirana International Film Festival” në edicionin e 21 me 34 filma të metrazhit të gjatë dhe 159 filma të shkurtër, që do të shfaqen për publikun

“Tirana International Film Festival” në edicionin e 21 me 34

“Tirana International Film Festival” nis nesër, ku dhe këtë edicion prodhime të ndryshme kinematografike do të shfaqen për publikun gjatë zhvillimit të tij. “TIFF” këtë vit mbërrin në edicionin e 21 dhe do të shfaqë filma nga vende të ndryshme të botës, si dhe prodhime shqiptare. “TIFF 2023” nga data 23-29 shtator do të bëjë bashkë gjatë ditëve të tij regjisorë, aktorë, skenaristë, etj, ku nuk do të mungojnë dhe masterclasse. Ceremonia e hapjes së “TIFF 2023” do të organizohet në datë 23 shtator, ora 18:00 në kinema Millenium. Programi do të vazhdojë me premierën kombëtare të filmit “Kaymak” nga regjisori i mirënjohur Milcho Manchevski. Themelues dhe drejtor i festivalit Agron Domi më herët në një konferencë për “TIFF 2023” u shpreh mbi premierat, prodhimet e reja që vijnë ekskluzivisht në festival e që të apasionuarit e kinematografisë mund t’i gjejnë gjatë këtyre ditëve,  regjisorët që do të jenë të pranishëm fizikisht dhe përmes prodhimeve kinematografike, etj. Nga 3500 filma dhe 77 skenarë, që aplikuan këtë vit nga 112 vende të botës, janë përzgjedhur 193 filma nga të cilët 159 filma të shkurtër dhe 34 filma të metrazhit të gjatë dhe 10 skenarë. Të gjithë filmat e përzgjedhur janë premiera kombëtare, e midis tyre edhe shumë premiera botërore, internacionale, Europiane dhe rajonale. Filmi më i mirë i shkurtër do të kualifikohet për Çmimet “Oscars 2024”, si dhe European Film Awards 2023. Filmat studentorë të përzgjedhur zyrtarisht në TIFF kanë të drejtë të konkurrojnë për Çmimet Student Academy (SAA). Sipas organizatorëve, “TIFF” është gjithashtu që prej vitit 2013 pjesë e 110 festivaleve më të rëndësishme në botë, që ndiqen me vëmendje të posaçme online, por edhe fizikisht nga HFPA- Hollywood Foreign Press Associations.  Filmat që do të marrin pjesë këtë vit në festival do të shfaqen në kinema Millennium, Open Air Cinema, Qendra e Artit Agimi, Liceu Artistik dhe Piramida.

Konkurrimi në “TIFF”

Konkurrimi zyrtar konsiston në filmat e metrazhit të gjatë: Feature, PerspecTIFF, Documentary dhe Short Films: Live Action, Animation, Documentary, Video Art & Experimental, Students, Balkan shorts si dhe In Albanian. Këto filma do të vlerësohen nga 4 juri ndërkombëtare. Kalendari i këtij viti është pasuruar me një program special ekskluziv. Por në fokus të edicionit të këtij viti “TIFF” do të ketë kinemanë suedeze, në sesionin “Swedish stories”, ku përfshihen filmat: “Burn all my letters” prodhuar në vitin 2022, “I am Zlatan” (2022) dhe “The emigrants” (Utvandrarna) i vitit 2021. Ndërsa Screenplay ContesTIFF synon të vlerësojë nga prodhuesit dhe distributorët skenarin më të mirë dhe të mundshëm për t'u prodhuar prej tyre me shanset më të mëdha për t'u shpërndarë me sukses në festivalet më të njohura ndërkombëtare të filmave të shkurtër. Gjatë festivalit masterclass do të zhvillojnë regjisorët Milcho Manchevski, Andreas Dresen, Gentian Koçi dhe Sangeeta Datta.