BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Tirana International Film Festival” sjell mbi 200 filma, tema e edicionit të 17 “Tranzicioni”

“Tirana International Film Festival” sjell mbi 200 filma, tema e

“Tirana International Film Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e 17. TIFF sjell prodhime filmash nga shtete të ndryshme, por mes tyre dhe regjisorë shqiptarë, që do të garojnë për çmimet e festivalit. Këtë vit në TIFF marrin pjesë 204 filma shqiptarë dhe të huaj. Prej tyre 96 janë në konkurrim në festivalin, që do të zhvillohet në kinema Millennium dhe Agimi. Përveç programit të konkurrimit, Tirana International Film Festival (TIFF), që do të zhvillohet në kinema Millennium, rezervon një hapësirë të madhe për programet dhe shfaqjet speciale. Drejtor i festivali Agron Domi u shpreh se TIFF në edicionin e 17 vjen me temën, që i kushtohet rënies së Murit të Berlinit. “Tema e këtij viti do të jetë “Tranzicioni”, një temë kjo kushtuar 30 -vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, ndërsa motoja është “No Change, Exchange””, pohon drejtori artistik i festivalit Agron Domi. TIFF 2019 do të zhvillohet nga data 23 shtator deri më datë 29 të këtij muaji, ku do të jetë në fund dhe ceremoni e çmimeve. Tirana International Film Festival/Oscar Qualifying këtë edicion është një rast për të ndjekur filmat e fundit të Pedro Almodovar, Yorgos Lanthimos, RetrospecTIFF nga Ali Asgari dhe Farnoosh Samadi, të dy anëtare të Akademisë së Artit e Shkencës SHBA, Oscar Nominated Short Films 2019, EFA Nominated Short Films 2018, etj. Ali Asgari dhe Farnoosh Samadi, do të jenë përgjatë javës TIFF me programin Retrospektivë. Farnoosh Samadi po ashtu do të vlerësojë Oscar Nominated Short Films 2019. “Tirana International Film Festival” ( TIFF) është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve, aftësinë selektive të filmave, programit të pasur, zbulimeve interesante dhe premierave të filmave më të rëndësishëm në tregun kinematografik sot në botë. Për këto arsye “Tirana International Film Festival” pas aplikimit u kualifikua si festival nga Academy of Art and Sciences USA me të drejtën që fituesi i Best Short Live Action/Animation të renditet në listën nga ku do të dalin fituesit e “Oscar” për këto kategori. Ky vlerësim e rendit TIFF midis 94 festivaleve më prestigjioze të planetit si: Cannes, Berlin, Locarno, Sundance, Tribeca, etj.

 

Premierat në festival

 

Në edicionin e 17 të TIFF nga data 23 deri më 29 shtator, këtë vit publiku do të ketë mundësinë të ndjekë premierat si The Father by Petar Valchanov, Kristina Grozeva, fitues në Karlovy Vary FF 2019; Take Me Somewhere Nice by Ena Sendijarevic , fitues në Sarajevo FF 2019; Cold November by Ismet Sijarina, Official Competition San Sebastian FF 2018; Aga’s House nga Lendita Zeqiraj, Official Selection in Karlovy Vary FF 2019; Rounds nga Stefan Komandarev, Official Competition Sarajevo FF 2019; The Van nga Erenik Beqiri, Official Competition Cannes FF 2019; An Unforgettable Spring in a Forgotten Village nga Kushtrim Bekteshi. Në festival, filmi mbyllës si premierë kombëtare do të jetë Open Door nga Florenc Papas, që kishte premierën botërore në “Sarajevo FF 2019”. Komiteti i seleksionit të aplikimeve ka sugjeruar filmat për konkurrim, në kategoritë: "Feature", "EYE", "TIFF (debut feature film competition)", "Short Live Action" , "Animation", "Documentary", "Balkan", "In Albanian competition”, etj.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat