BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Kultura

“Tirana Photo Festival 2022” ndan çmimet për edicionin e pestë

“Tirana Photo Festival 2022” ndan çmimet për edicionin e

Ekspozita e “Tirana Photo Festival 2022” u hap në Galerinë e Artit Tiranë. Në kuadër të festivalit u ndanë dhe çmimet e edicionit të pestë, ku “Tirana Photo Festival” është festivali më i madh fotografik në Shqipëri. Një festival kushtuar artit të fotografisë, motivimit dhe vlerësimit të artistëve, promovimit të Shqipërisë përmes fotografisë dhe edukimit të të rinjve me artin e fotografisë. Organizatorët bëjnë me dije se në 9 shtator hapën ekspozitën outdoor, me 100 foto të edicioneve të kaluara, të instaluara në “Rrugën e Kavajës”, në korsinë e biçikletave. “Vendosëm që ekspozita outdoor të ishte një retrospektive e edicioneve të kaluara pikërisht në këtë vit jubilar, ku festivali mbush 5 vjet”, thuhet nga organizatorët e festivalit. Në një atmosferë të ngrohtë te Galeria e Artit Tiranë u shpallën çmimet e edicionit 5-të “Tirana Photo Festival 2022”. Çmimi i parë Joni Margjeka me (Ende ka shpresë/ violinistja), çmimi i dytë i festivalit Nina Kanina (fituese e foto series), çmimi i tretë i festivalit Sotjon Gaspari, Griseld Hoxha kategoria e të rinjve (emigrimi në aeroport dhe rinia në kafe). Çmimi i fotos me kreative Eris Baki, video më e mirë Elion Zenelaj. Festivali është një aktivitet që mbështete nga Bashkia Tiranë dhe organizuar nga “DMOAlbania” . Tema e këtij viti thuhej më parë në materialin për festivalin, përkon me Tiranën si kryeqyteti Europian i Rinisë, por kërkon të fokusohet në ndaljen e emigrimit të të rinjve. “Ne besojmë verbërisht se të rinjtë janë ata që duhet të qëndrojnë e ta ndërtojnë këtë vend, vendin tonë. Në këtë prizëm, thirrja jonë është që të kthejmë sytë nga rinia. Për këtë, ju ftojmë të sillni përmes një fotografie ëndrrat, frikërat, lirinë, argëtimin, sjelljet e të rinjve. Mund ta bëni këtë duke përdorur të gjitha zhanret e fotografisë, portretin, peisazhin urban, fotografinë e rrugës, etj. Na tregoni rininë shqiptare në çdo perspektivë të syrit tuaj”, thuhej në materialin rreth festivalit.