BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Kultura

“Tirana Youth Art Residence ‘22” në Galerinë e Artit Tiranë, një aktivitet që bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj 

“Tirana Youth Art Residence ‘22” në Galerinë e Artit

Artistë shqiptarë dhe të huaj janë pjesë e “Tirana Youth Art Residence ‘22”.  Aktiviteti organizohet nga shoqata “Antik”, në bashkëpunim me Galerinë e Artit Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Kongresit Kombëtar të Rinisë. Kryetari i shoqatës “Antik” Saimir Ahmeti tregon se në kuadër të “Tirana Youth Art Residence ‘22” organizohen edhe performanca live me artistë të ndryshëm, por nuk mungojnë dhe ekspozitat e artit që hapen në GAT. “Ne kishim më parë një aktivitet me një ekspozitë të një piktoreje nga Mbretëria e Bashkuar dhe pas asaj artistët kanë punuar deri vonë. Këtë pasdite ne kemi një tjetër aktivitete tek “Reja”, një performancë live me një artist që është profesor nga Kosova, pastaj janë të rinjtë. Ata do të marrin një telajo të dimensionit pak të madh dhe do të do të punojnë live aty, por do të ketë dhe një grup muzikor”, u shpreh një ditë më parë Saimir Ahmeti kryetar i shoqatës “Antik”, që është e njohur për organizimet e aktiviteteve me artistët në fushën e artit pamor në vend. “Tirana Youth Art Residence ‘22” nisi më datë 10 shtator dhe përfundon më datë 15 të këtij muaji.  Në vijim të këtij aktiviteti që ka bërë bashkë artistët shqiptarë dhe të huaj, në Galerinë e Artit Tiranë pritet të hapet dhe një ekspozitë përfundimtare me punët e artistëve, që kanë qenë pjesëmarrës këto ditë.

Punët në koleksion

 “Tirana Youth Art Residence ‘22” këtë vit organizohet nga shoqata “Antik”, në bashkëpunim me Galerinë e Arteve Tiranë, dhe krijon një network ndërkombëtar të artistëve të rinj ë artit viziv. Në këtë aktivitet kryetari i shoqatës “Antik” Saimir Ahmeti tregon se marrin pjesë rreth 35 artistë shqiptarë dhe të huaj. “Në “Tirana Youth Art Residence ‘22” janë rreth 25 artistë të rinj dhe 10 prej tyre janë pak më të vjetër”, tregon ai. Por punët që po bëjnë artistët gjatë këtyre ditëve do t’i dhurohen Galerisë së Artit Tiranë. Saimir Ahmeti tregon se punët e dhuruara do të jenë në koleksionin e GAT. “Artistët pjesëmarrës kanë qenë në Tiranë këto ditë. Puna e tyre është bërë në katin e katërt të Galerisë së Artit Tiranë, ku janë kavaletet e artistëve. Procesi i punës është realizuar në GAT dhe punët që realizohen do ti ngelen galerisë, duke qenë se është galeri e re po organizon aktivitetin që të krijojë fondin e saj të veprave të artit. Galeria duhet ta ketë fondin e saj të veprave të artit, që institucioni të mos qëndrojë bosh”, tregon më tej ai. Në vijim të aktiviteteve u zhvillua  një natë më parë performanca live e artistit Hajrush Fazliu dhe artistët e rinj përballë Galerisë Kombëtare të Arteve tek instilacioni “Reja”. Ky aktivitet zhvillohet në Galerinë e Artit Tiranë, që hapi dyert në nëntor të vitit 2021 si institucioni më i ri i artit. Një hapësirë fantastike për artin pamor, ku për artistët u pohua se është një ngjarje e rëndësishme në jetën artistike. GAT, galeria e Bashkisë së Tiranës në inaugurimin e saj u hap me tre ekspozita, por që nga ajo kohë po vijon me një aktivitet shumë të pasur artistik, ku rëndësi po i kushtohet dhe krijimit të fondit të veprave të artit.