Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Tirana,100 km”, në garë për filmin më të mirë të huaj në festivalin e Virxhinias

Postuar: 25/08/2018 - 07:24

Filmi “Tirana,100 km” në konkurrim zyrtar në “West Virginia Filmmakers Festival”. Filmi shqiptar me regji nga Lorin Terezi garon për filmi më i mirë i huaj. Festivali i parë “West Virginia Filmmakers” u mbajt në pranverën e vitit 2001 në Virxhinia. Bashkëthemeluar nga Kevin Carpenter dhe Steve Fesenmaier për të shfaqur regjisorët më të mirë në Virxhinia. Sot ky festival konsiderohet si nga më të rëndësishmit edhe për regjisorët e rinj, por bën bashkë në konkurrim filma të ndryshëm nga e gjithë bota. Këtë herë në edicionin e këtij viti do të garojë dhe “Tirana, 100 km” me skenar nga Lorin Terezi dhe Anila Balla, që është dhe përfaqësuesi shqiptar në këtë garë filmash. Filmi prodhuar nga shtëpia filmike Movie-On me producent Artan Malaj financim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ka qenë në konkurrim në disa festivale kombëtare dhe ndërkombëtare deri tani. Me këtë konkurrim në “West Virginia Filmmakers Festival” është në garë për të dhjetën herë me filmat nga bota. Filmi me regji nga Lorin Terezi sjell për publikun një histori, që e gjen në realitetin e përditshëm. Regjisori Terezi tregon se ngjarja që merr shkas nga realiteti ynë tregon mes të tjerave për shkak të problemeve edhe rrënimin e femrës. “Ky është festivali i 10-të ndërkombëtar, sepse kemi marrë pjesë dhe në festivale kombëtare dhe ne garojmë në kategorinë filmi i më i mirë i huaj në këtë festival që pritet të zhvillohet në tetor. Aktorët janë Anila Balla, Kastriot Shehi, Ardian Cerga në rolet kryesore. “Tirana, 100 km” është një histori nga realiteti i përditshëm dhe është përshtatur duke u bërë pak më artistike, por në film trajtohet fenomeni i femrës dhe rrënimi i saj. Sigurisht që dhe ky përfaqësim për ne me filmin tonë është me rëndësi”, tregon mes të tjerave regjisori Lorin Terezi.

Jeta e luksit dhe mjerimi

Filmi pati premierën në Shqipëri në nëntor të vitit që kaloi në “Tirana International Film Festival” ( TIFF), që u zhvillua në Tiranë. Me në role aktorë si Anila Balla, Ardian Cerga dhe Kastriot Shehi filmi përcjell dhe probleme që has shoqëria jonë. Jeta e luksit për Lindën që interpretohet nga Anila Balla merr fund kur Stefani, që luhet nga aktori Ardian Cerga, biznesmen i suksesshëm vdes. E gjendur e papërgatitur në një atmosferë armiqësore, ajo kthehet në vendin e lindjes. Por, me ç’duket, fshati ka mbetur ashtu siç ajo e ka lënë, bashkë me rrugët, njerëzit dhe familjen. Dëshmitare e mjerimit, pa e kaluar pragun e shtëpisë, ajo riniset drejt kryeqytetit, 100 kilometra larg. Në filmin me metrazh të shkurtër një tjetër personazh ai që luhet nga Kastriot Shehi vjen si një nga miqtë e ngushtë të biznesmenit Stefan. Ai bën detyrat nga më të rëndomta për të mbijetuar në vendin e punës, por që sigurisht nuk është në pozitat e Stefanit nuk ka mirëqenien e tij. Kjo është historia që sjell filmi me regji nga Lorin Terezi dhe producent Artan Malaj. Regjisori tregon se skenari, pasi u konkretizua u dorëzua pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të marrë më pas dhe mbështetjen për financim. “Skenari kishte kohë që ishte si histori si sinops i shkurtër, por më pas u konkretizua në draftin final, që u dorëzua në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Më pas mori miratim për film duke marrë dhe financimin e qendrës së filmit”, pohon regjisori për filmin e tij që tashmë do të jetë në një tjetër konkurrim zyrtar në një festival që do të zhvillohet në Amerikë dhe mbledh dhe filma të tjerë nga bota. Në çdo edicion të tij nga viti 2001 dhe deri te ai më i fundit një vit më parë “West Virginia Filmmakers Festival” është parë për shumë regjisorë si një mundësi për të treguar projektet e tyre me kinemanë dhe të përballen në gjykimin e jurisë ndërkombëtare.

Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 12:27

Regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj shprehet se që nga viti 1947 teatri rezistoi për disa dekada. Por për aktoren sot po harrohet se çfarë iu intereson artistëve.

Postuar: 20/09/2018 - 10:18

Komedia e trishtë “Babai” me regji nga Spiro Duni dhe një kast aktorësh të njohur për

Postuar: 20/09/2018 - 10:15

Muzeu Historik Kombëtar ka publikuar të dhënat për numrin e vizitorëve gjatë periudhës janar-gush

Postuar: 20/09/2018 - 10:13

“Tirana International Film Festival” (TIFF) pritet të zhvillojë edicionin e 16.

Postuar: 19/09/2018 - 07:51

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezantoi të martën në mbrëmje përzgjedhjen e dytë me filma të

Postuar: 19/09/2018 - 07:50

Drama “Peng” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo pritet të jetë premierë te “

Postuar: 19/09/2018 - 07:48

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës E