BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Titujt e librave në stendën e botimeve “Morava” ngjallin kureshtjen e lexuesve të shumtë në Panairin e Librit, autorët që tërhoqën vëmendje Irvin D. Yalom dhe Paula Hawkins

Titujt e librave në stendën e botimeve “Morava” ngjallinTitujt e librave në stendën e botimeve “Morava” ngjallin

Vepra të autorëve të njohur ngjallën kureshtjen e lexuesve në botimet e shtëpisë botuese “Morava”. Edhe këtë Panair Libri shtëpia botuese “Morava” ofroi për lexuesit tituj të ndryshëm, ku spikatën emra të njohur të letërsisë. Disa nga autorët që tërhoqën vëmendjen e lexuesve të shumtë në botimet “Morava” janë Irvin D. Yalom apo dhe autorja Paula Hawkins. Por nuk munguan në stendën e “Moravës” dhe libra nga autori nobelist Saul Bellow, Janet Skeslien Charles dhe të tjerë. Lexues të shumtë që nga orët e para të ditës deri vonë në mbrëmje gjendeshin në stendën e “Moravës”, që u prezantua me mjaft dinjitet edhe këtë edicion të 25-të të Panairit të Librit në Pallatin e Kongreseve që përfundoi të dielën. Shtëpia botuese “Morava” edhe këtë vit i kushtoi një hapësirë të veçantë titujve të letërsisë së huaj bestsellerë dhe autorëve të vlerësuar, që të rrëmbejnë në tregimet e përshkrimet e tyre. Plot tituj librash të rinj, ku lexuesit gjetën veprat e dëshiruara. 

Titujt e librave në stendën e botimeve “Morava” ngjallin

 Librat e Irvin D. Yalom

Irvin D. Yalom një nga psikoterapistët më të rëndësishëm amerikanë me disa botime të tij spikati në stendën e shtëpisë botuese “Morava” në Panairin e Librit. Një nga botimet e reja, në shqip për lexuesit është dhe “Kuptimi i jetës” me autor Irvin D. Yalom dhe përkthyer nga Griselda Zaimi. Po ashtu ndër vepra të tjera të këtij autori të suksesshëm përmendim dhe “Terapi dhe gënjeshtra”, “Kura e Shopenhaurit”, “Një çështje jete e vdekje”. Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom-i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Një sondazh i fundit i psikoterapistëve amerikanë e votoi atë si një nga tre terapistët më të rëndësishëm (që janë gjallë), por suksesi mbarëbotëror i librave të tij sugjeron se rëndësia e tij është ndërkombëtare. Për më shumë se një gjysmë shekulli, Irvin Jalomi e ka mahnitur botën me historitë e tij të mendjes njerëzore, të mbushura plot urtësi, mprehtësi dhe humor. Ai ia kushtoi karrierën e tij këshillimit të atyre që vuajnë nga ankthi dhe pikëllimi. Ka shkruar me dhjetëra libra, të cilët janë përkthyer në shumë gjuhë. Çfarë e bën jetën të vlefshme për t’u jetuar? Çfarë mund të bëjmë për t’u dhënë kuptim ditëve tona? Gjatë karrierës së tij të gjatë, autori Irvin Yalom i ka nxitur pacientët dhe lexuesit të përballen me dy sfidat madhore: të gjithë do të vdesim një ditë dhe e kemi vetë në dorë ta bëjmë kuptimplotë jetën tonë.

Titujt e librave në stendën e botimeve “Morava” ngjallin

 “Zjarri që digjet ngadalë” nga Paula Hawkins

“Zjarri që digjet ngadalë” me autore Paula Hawkins, një libër i zhanrit thriller vjen në shqip me përkthim nga Elton Xhembulla në botimet “Morava”. “Një histori e bukur që do t’ju bëjë të hamendësoni  deri në faqet e fundit të tij” shkruan “VOGUE”. Kur një i ri gjendet i vrarë me thikë në një varkë-shtëpi në Londër, disa javë pas vdekjes së nënës së tij, kjo ngre dyshime për tri gra që e njihnin atë. Laura e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u gjykuar nga të tjerët. Atë e njohin si gjaknxehtë, problematike dhe të vetmuar. Madje disa e konsiderojnë edhe të rrezikshme. Miriami është e sigurt se, edhe pse Laura është dëshmitarja e vetme që u largua nga skena e një vrasjeje të tmerrshme, me njolla gjaku  në rroba, nuk do të thotë se vrasësja është ajo. Përvoja e hidhur e ka mësuar se sa e lehtë është të të kapin në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Karla po vuan nga vrasja brutale e nipit të saj. Ajo nuk i beson askujt: edhe njerëzit e mirë janë të aftë të bëjnë gjëra të tmerrshme. Po ajo vetë, deri ku do të arrijë për të gjetur paqen?  Të pafajshëm apo fajtorë, të gjithë janë të dëmtuar. Disa janë dëmtuar aq shumë, sa të bëhen vrasës. Gjithçka filloi kur Miriami, fqinja e tij, zbuloi trupin e pajetë të Danielit brenda varkës që ai kishte marrë me qira. E dyshuara kryesore është Laura Kilbridi. Një vrasje makabër dhe disa të dyshuara. Kur bëhet fjalë për hakmarrje, edhe njerëzit e mirë janë të aftë të bëjnë gjëra të tmerrshme. Dhimbja e secilit personazh është kaq dërrmuese dhe e përshkruar kaq mirë, saqë lexuesi do ta përjetojë si dhimbjen e vet.

 

 Libri “Herzogu”, që rriti famën e autorit

 Fitues i çmimit “Nobel” autori Saul Bellow në botimet “Morava” gjendet me veprën “Herzogu” përkthyer nga Griselda Zaimi. Kjo është historia e Moisi Herzogut, një intelektual në moshë të mesme që po përballet me një nga krizat më të mëdha të jetës së tij. Madeleina, gruaja e tij e dytë, ka rënë në dashuri me shokun e tij më të mirë, Valentin Gwrsbahun. Ajo e ka braktisur Herzogun dhe ka marrë me vete vajzën e tyre të vogël. Moisiu, i tërbuar dhe thellësisht i dëshpëruar, nuk ka mundur të përfundojë së shkruari librin e tij të fundit, duke i lënë të shpërndara nëpër shtëpi, faqet me shënime mbi temën e romantizmit. Moisiu jeton i vetëm në një shtëpi të rinovuar pjesërisht në Bërkërsh, për të cilën ai harxhoi të gjithë trashëgiminë e lënë nga i ati. Në prag të një depresioni të thellë, Herzogu u shkruan letra miqve dhe armiqve, kolegëve dhe njerëzve të famshëm, të gjallëve dhe të vdekurve, duke zbuluar perceptimin e tij të hidhur për botën dhe sekretet më të thella të zemrës. Por ato letra nuk i dërgoi kurrë. Herzogu nuk arrin dot t’i ndajë veçmas problemet e tij personale nga situata e trazuar e botës moderne. Pas botimit të tij “Herzogu” u kthye në një roman bestseller, duke e rritur famën e Saul Bellow-t si për publikun, ashtu edhe  për kritikët, si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm amerikanë të shekullit të njëzetë. Romani fitoi National Book Award for fiction dhe International Literary Prize, duke i dhënë nderin Bellow-t të jetë fituesi i parë amerikan i këtij çmimi. Romani është vlerësuar shumë për portretin e tij depërtues, ndonjëherë humoristik, të një mesoburri në kërkim të kuptimit dhe të vetvetes në Amerikën plot me ankth të viteve ‘60.

 

“Biblioteka e Parisit” bazuar në një histori të vërtetë

Një nga tituj më të shitur në botimet “Morava” është dhe “Biblioteka e Parisit” zhanri thriller historik me autore Janet Skeslien Charles dhe përkthyer nga Taulant Hatia. Një libër që eksploron marrëdhëniet, që na bëjnë të jemi këta që jemi, si dhe mënyrën si e ndihmojmë apo e dëmtojmë njëri-tjetrin. Bazuar në historinë e vërtetë të punonjësve të Bibliotekës Amerikane në Paris, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Paris, 1939: Një vajzë e re dhe ambicioze, Odila Susheti i ka të gjitha: një të dashur simpatik, që punon si polic dhe një punë ëndrrash në Bibliotekën Amerikane në Paris. Kur nazistët pushtojnë Parisin, Odila rrezikon të humbasë gjithçka që ka të shtrenjtë, përfshirë bibliotekën e saj të dashur. Së bashku me kolegët, Odila i bashkohet Rezistencës me armët më të mira që ka: librat. Por, kur luftës i vjen fundi, në vend  të lirisë, Odila shijon thumbin e hidhur të tradhtisë së patregueshme. Montana, 1983: Lili është një adoleshente e vetmuar në kërkim të aventurave në qytezën e saj të vogël. Asaj ia ka tërhequr vëmendjen fqinja e moshuar që jeton vetëm. Ndërsa Lili kërkon më shumë për të kaluarën misterioze të fqinjës së saj, ajo zbulon se të dyja ndajnë të njëjtën dashuri për gjuhën, të njëjtat dëshira dhe të njëjtën xhelozi të fortë, pa dyshuar kurrë se një sekret i errët i së kaluarës i lidh me njëra-tjetrën.