BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Kultura

TK: Piro Mani, një nga personalitetet e historisë së teatrit shqipta

TK: Piro Mani, një nga personalitetet e historisë së teatrit

Piro Mani me aktivitetin e tij në skenën teatrit ka sjellë vepra të ndryshme, që janë mirëpritur nga publiku. Ai lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Teatri Kombëtar në 89 vjetorin e tij të mërkurën uroi regjisorin e njohur Piro Mani për gjithçka, që ai i ka dhënë skenës shqiptare. “Piro Mani është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar”, shkruan TK. Institucioni ka publikuar një material, ku thuhet se Piro Mani regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 -1992 ka qenë regjisor i Teatrit Kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Piro Mani është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë "Cuca e maleve", “Fytyra e dytë”, "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 12 -të", “Prometeu”, etj. “Cuca e Maleve” u soll në skenën e Teatrit Popullor nga regjisori Pirro Mani. Premiera u shfaq me 8 mars 1967. Kjo dramë do të bashkonte aktorët më në zë të teatrit shqiptar si Sandër Prosi, Prokop Mima, Marie Logoreci, Roza Anagnosti, Edi Luarasi, Antoneta Papapavli, Shkëlqim Basha, Ilia Shyti, Luan Qerimi, Ndrek Shkjezi, Margarita Xhepa, Lazër Filipi, Yllka Mujo, Mimika Luca, etj. Roli i Cucës u luajt nga tre aktore: Roza Xhuxha (Anagnosti), Edi Luarasi dhe Antoneta Papapavli. Drama “Cuca e Maleve” për shumë vite ka qenë një nga dramat më të shfaqura për publikun shqiptar. Është shfaqur brenda Shqipërisë dhe në krahinat shqiptare të Kosovës e Maqedonisë. Drama “Cuca e Maleve” ka karakter përgjithësues dhe është bazuar në përpjekjet dhe sakrificat e grave e vajzave shqiptare për të fituar të drejtat dhe liritë që u takojnë. Ajo është drama e parë shqiptare që mbështetet në retrospektivë. Në dramë spikasin rrjedhshmëria e dialogut, komunikimi i mesazheve dhe individualizimi i personazheve si Cuca, nëna, Gjeta, Dom Markut, etj. TK shkruan se Piro Mani është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Prej disa vjetësh jeton në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen.