BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

TK: Shfaqja “Gryka e nëmur” e 1979 mblodhi emra të mëdhenj të skenës

TK: Shfaqja “Gryka e nëmur” e 1979 mblodhi emra të

Shfaqja teatrore “Gryka e nëmur” u vu në skenën tonë teatrore në vitin 1979. Teatri Kombëtar kujtoi këtë vepër me ciklin “Nostalgjia e teatrit”. Teatri Kombëtar shprehet se kjo vepër teatrore një dramë e shkrimtarit Teodor Laço mblodhi artistë të mëdhenj të teatrit. “Rikujtojmë së bashku shfaqjen “Gryka e nëmur". Një dramë e shkrimtarit të njohur Teodor Laço, me regji nga Fatos Haxhiraj, Avni Resuli dhe skenografi Ksenofom Dilo. Premiera 25 prill 1979. E vënë në skenë plot 42 vite më parë, shfaqja “Gryka e nëmur” mblodhi së bashku emra të mëdhenj të skenës shqiptare”, shprehej të dielën Teatri Kombëtar në një publikim në Facebook. Teodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës, vdiq më 15 tetor të vitit 2016. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Fatos Haxhiraj aktor dhe regjisor i mirënjohur shqiptar. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e dramës, në vitin 1966. Në vitin 1967 u emërua aktor në Teatrin Popullor. Ka punuar si pedagog i jashtëm pranë Akademisë së Arteve të Bukura. Në vitin 1981, pasi kreu studimet për regjisurë, u emërua regjisor pranë Teatrit Popullor. Në vitin 1991 është specializuar për regjisurë në Itali. Gjithashtu, si regjisor, ka vënë në skenë me shumë sukses një sërë veprash nga dramaturgjia jonë dhe ajo botërore, si "Njerëz të afërt", "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Pas provimit të fundit”, “Shtëpia me dy porta”, “Zbutja e kryeneçes”, “Martesa e një avokati”, “Vdekja e një komisioneri”, “Pas vdekjes”, “Kush e solli Doruntinën”, "Darka e gabuar" etj. Avni Resuli lindi në vitin 1926 në Durrës dhe vdiq më 10 shtator të vitit 1988, ishte aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Pas një përvoje si amator në disa shfaqje, në janar të 1948 fillon punë pranë Teatrit Popullor si aktor. Që nga viti 1980 - ‘81 Avni Resuli iu përkushtua më shumë punës si asistent regjisor, derisa doli në pension. Puna e tij e fundit ishte përgatitja e shfaqjes "Zbutja e Kyeneçës" (qershor 1988).