BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

TKOB: I kemi dërguar ftesat zyrtare për programin artistik Inva Mulës

TKOB: I kemi dërguar ftesat zyrtare për programin artistik Inva

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit rihapi dyert mbrëmjen e 15 shtatorit me një mbrëmje grand gala. Në këtë mbrëmje u vu re mungesa e sopranos së njohur Inva Mula. TKOB ka reaguar pas deklaratës së sopranos Inva Mula, e cila disa ditë më parë në një prononcim për mediat tha se nuk kishte marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë në mbrëmjen gala të inaugurimit. Institucioni përmes një deklarate e mohon këtë. “TKOB nëpërmjet drejtoreshës artistike, znj. Abigeila Voshtina, ashtu si të gjithë artistëve shqiptar ekselentë, i ka dërguar edhe znj. Inva Mula ftesat zyrtare për pjesëmarrjen në programin artistik të mbrëmjes gala të inaugurimit të rikonstruksionit të TKOB. Këto ftesa zyrtare, janë përsëritur tre herë, duke filluar nga data 11 nëntor 2019, pasi TKOB ka pasur në planet e veta që atëherë realizimin e mbrëmjes gala të inaugurimit, plane të cilat janë shtyrë për shkaqe madhore si: tërmeti i nëntorit 2019 dhe më pas situata covid 19”, shkruan TKOB. Në deklaratën për mediat institucioni thotë se janë dhe tre email-et e dërguara në tre periudha të ndryshme, që përkojnë me parashikimet e rihapjes së teatrit. “Email-i i fundit zyrtar nga drejtoresha artistike e TKOB, znj. Abigeila Voshtina është dërguar në adresë të znj. Inva Mula në 19 korrik të vitit 2021 me shpresën që ajo do të kishte mundësi të merrte pjesë në mbrëmjen gala, por deri më tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Sqarojmë gjithashtu se një muaj përpara ftesës së fundit zyrtare të bërë nga drejtoresha artistike, znj. Voshtina (në email-in e datës 19 korrik 2021), drejtoresha e përgjithshme e TKOBAP-së, znj. Zana Çela i ka dërguar në datë 14 qershor 2021 një mesazh shoqëror në WhatsApp, znj.Mula, por edhe në këtë rast nuk ka pasur asnjë përgjigje”, shkruan TKOB, që ka sjellë të renditur sipas datave ftesat zyrtare në email dhe mesazhin. Më parë Inva Mula deklaroi se nuk do të ishte e pranishme. “Sigurisht që nuk do jem e pranishme, them sigurisht, sepse nuk jam e ftuar. Po, kam një ftesë si spektatore, por nuk më është bërë asnjë ftesë zyrtare”, tha ajo.

Më të lexuarat