
“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë


Opereta “Karnavalet” prodhim i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, që pati sukses në Tiranë këtë mbrëmje do të shfaqet në qytetin e Korçës. TKOB shprehet se do të jetë në Korçë pas katër mbrëmjeve, që ishte më parë në Tiranë. ““Karnavalet” do të kthehen në shtëpi! Prodhimi më i ri i Teatrit të Operës dhe Baletit, “Karnavalet”, i cili korri sukses të jashtëzakonshëm në Tiranë, përgjatë 4 netëve, do të udhëtojë drejt qytetit të zanafillës së saj, Korçës, aty ku janë lënë gjurmë të thella celuloidi të kulturës artistike dhe nga ku u frymëzua artisti i madh, kompozitori i veprës, Avni Mula”, thuhet nga TKOB. Me pjesëmarrjen e veçantë të Inva Mulës, e cila i dha jetë produksionit me idetë e saja regjisoriale, Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar mjeshtërisht nga Elda Laro, si dhe Korin e TKOB-së, dirigjuar nga maestro Dritan Lumshi, duke bashkëpunuar me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, vepra do të jetë këtë mbrëmje pranë teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë. Shkruar nga Avni Mula, opereta “Karnavalet” është me libret të Luigj Gurakuqit. Opereta “Karnavalet” është me tre akte. Ajo është punuar sipas motiveve të komedisë së mirënjohur të Spiro Çomorës “Karnavalet e Korçës”, në të cilën demaskohet e vihet në lojë shoqëria e kalbur feudalo-borgjeze së bashku me regjimin antipopullor të kohës. Në vepër, në të njëjtën kohë, pasqyrohet edhe qëndresa e lufta e popullit punonjës dhe e vegjelisë së qytetit kundër këtij regjimi. Autorët e operetës, duke u mbështetur në motivet qytetare kombëtare, kanë arritur të japin me dinamizëm dhe gjallëri atmosferën e përpjekjeve të njerëzve të dalë nga gjiri i popullit. Vepra është me kostumografi të frymëzuar nga estetika e viteve ’30, kuruar nga Elva Bella, skenografi të Romeo Çanit, ku gërshetohet mahnitshëm realistja dhe surrealistja, video-artisti Tan Kazazi.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
