BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

TKOB me "Il Maestro di Cappella", për nxënësit e shkollave

TKOB me "Il Maestro di Cappella", për nxënësit e

"Il Maestro di Cappella" u shfaq për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, në kuadër të projektit "Edukimi përmes Artit". Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e prezantoi në ditët e muajit mars veprën "Il Maestro di Cappella". Një vepër kjo e përzgjedhur për formën dhe fabulën atraktive të saj, për t’u kuptuar dhe përthithur lehtësisht nga fëmijët, të cilët do të jenë publiku i së ardhmes. Bazuar në paktin që Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka me Universitetin e Arteve për angazhimin e talenteve të reja, studenti Artur Vera u ngjit në skenë me Orkestrën e TKOB pas javësh përgatitjeje me dirigjentin e korit Dritan Lumshi dhe artistët e orkestrës. "Il Maestro di Cappella" u shfaq për nxënësit në datat 12, 15 dhe 16 mars. Kjo vepër u shfaq si pjese e dy projekteve, që TKOB ka me Universitetin e Arteve dhe "Edukimit përmes Artit". Vepra “Il maestro di Cappella” është një intermezzo operative në një akt nga kompozitori Domenico Cimarosa. Performanca e parë e njohur e veprës ishte më 2 korrik të vitit 1793 në Berlin, Gjermani. Domenico Cimarosa ishte një kompozitor italian i shkollës napolitane dhe të periudhës klasike. Ai shkroi më shumë se tetëdhjetë opera, më i njohuri nga të cilët është “Il matrimonio sekreto”, por shumica e operave të tij janë komedi. Ai gjithashtu shkroi vepra instrumentale dhe muzikë në kishë. Më parë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shkruante mes të tjerave se java që lamë pas ishte rekord shfaqjesh dhe prodhimesh. “Në 5 ditë realizuam 2 produksione skenike, 3 shfaqje dedikuar "Edukimit përmes kulturës"”, shprehej Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për aktivitetin artistik, që po vazhdon gjatë kësaj kohe, ku shfaqjet janë dhe online në rrjete sociale për publikun. Projekti i iniciuar nga Ministria e Kulturës “Edukimi përmes Artit” është pohuar dhe më parë se është prioritet i të gjithë trupave përbërëse të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke i transmetuar brezave të rinj vlerat e artit dhe kulturës. Ky projekt që po zhvillohet me artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ( TKOB) dhe nxënës të shkollave ka sjellë dhe më parë vepra të artistëve të ndryshëm.