BREAKING NEWS

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE dhe pse Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk “e fundosi” vetëm Bullgaria

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për Ukrainën

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x

Kultura

TKOB: “Një ballo me maska”, një histori ku dashuria dhe vdekja ndërthuren nën melodinë Verdiane

TKOB: “Një ballo me maska”, një histori ku dashuria dhe

Opera “Një ballo me maska” shënoi premierën në mbrëmjen e parë të këtij muaji në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Institucioni shprehet se është një vepër e magjishme. “Premiera e natës së djeshme ishte e magjishme ashtu si vepra që u ngjit në skenë. "Një ballo me maska" bashkëpunimi i suksesshëm me Teatro Regio di Parma vjen përsëri sonte për t'ju lënë pa frymë me një histori ku dashuria dhe vdekja ndërthuren nën melodinë Verdiane. “Një ballo me maska" ju pret!”, shkruante më parë TKOB. Produksioni i plotë në regji, skenografi të 1913 e restaruar së fundi, kostume nga Teatro Regio di Parma është dhe sonte në skenën e TKOB. Një kast artistësh shqiptarë dhe internacional në 4 shfaqje. Ky produktin i Teatro Regio Di Parma, i kompozitorit Giuseppe Verdi ndërthur intrigat politike, dashurinë e ndaluar, vrasjen dhe bazohet në një shfaqje teatrale të vitit 1833 për vrasjen e mbretit Gustav III të Suedisë, i cili u plagos teksa ishte në një ballo me maska. Më herët sopranoja Eva Golemi tha se ky është një produksion, ku publiku do të kënaqet. Në fjalën e saj më parë, ndër të tjera drejtoreshën Zana Çela tha se ky projekt realizoi fillimin e një partneriteti të vërtetë me rrjetin ndërkombëtar të operës. Për regjisoren italiane Mariana Bianchi ky është një produksion i vjetër, por përmban edhe magjepsje. Kjo vepër vjen në skenën tonë edhe në kuadër të Javës së Kulturës Italiane, por bashkëpunimi me Teatro Regio Di Parma do të vijojë edhe në 2023 me "Traviatën" dhe në 2024 me operën "Rigoleto". “Një ballo me maska” opera me tre akte dhe pesë tablo e kompozitorit Giuseppe Verdi me libret nga Antonio Somma, bazua në libretin e Eugène Scribe për operën me pesë akte të Daniel Auber të vitit 1833, u shfaq për herë të parë në 17 shkurt 1859 në Teatrin Apollo, Romë.

Më të lexuarat