BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

TKOB: “Nusja e shitur”, opera e tretë e vënë në skenën shqiptare

TKOB: “Nusja e shitur”, opera e tretë e vënë në

Opera “Nusja e shitur” erdhi premierë në skenën tonë në vitin 1956. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shkruan se 65 vite më parë, më datë 19 maj 1956, trupa artistike shfaqi premierën e operës “Nusja e shitur”. “Kjo ishte opera e tretë e vënë në skenën shqiptare”, shkruan teatri, që ka publikuar dhe foto nga opera e vitit 1956. TKOB shprehet se vepra është e kompozitorit Bedrich Smetana, dirigjent Mustafa Krantja, regjisor Milada Jeraskova, piktor Hysen Devolli, mjeshtër kori Kostandin Trako, koreograf Bohumil Çegan, ndërsa ka publikuar dhe emrat e artistëve në role. “Krushina: Mihal Ciko, Hysen Kurti; Ljudmilla: Gjyzepina Kosturi, Gjenovefa Heba; Marzhenka: Marie Kraja, Ksanthipi Mullisi; Miha: Mentor Xhemali, Koço Timko; Hata: Tefta Çavo, Melpomeni Nelaj; Vasheku: Kristaq Paspali, Zeqir Agolli; Jeniku: Zihni Berati, Maliq Herri; Kecali: Hysen Pelinku; drejtor i cirkut: Dhimitër Jani, Petro Toroveci; Esmeralda: Andromaqi Haderi, Myrvete Kallajxhi; indiani: Haxhi Tafaj. Solistë baleti ishin Gëzim Kaceli, Mihallaq Stoja, Flora Kodra, Vera Mesiti”, shkruan TKOB në faqen Facebook. Më herët në datë 18 maj, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shkruante se shkëlqeu në rol artistja Maria Kraja. “Shkëlqen në veçanti Maria Kraja në rolin e Marzhenkës, si për mjeshtrinë e zërit të saj të kulluar dhe plot sentiment, ashtu dhe për interpretimin e rolit që i është besuar. Kujtojmë sot në prag të përvjetorit të operës “Nusja e shitur” të kompozitorit çek Bedrich Smetana, artikujt dhe vlerësimet e kohës, për Maria Krajën, mjeshtren e vokalit operistik shqiptar, pas interpretimit të rolit kryesor në këtë vepër”, shkruante teatri. Maria Kraja (Zarë, 24 shtator 1911 - Tiranë, 21 nëntor 1999) ka qenë arsimtare dhe këngëtare lirike shqiptare. Me themelimin e TOB, Marie Kraja bëhet ndër solistet e para. Së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj, Maria Kraja interpreton në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, etj.