
Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’ deklaratën e fortë dhe zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

“Shumë shpejt Dako do lërë qelinë”/ Eksperti Karamuço bën paralajmërimin e fortë: Ja pse ish-kryebashkiaku nuk i plotëson kriteret për...

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Mars 2023

Opera “Don Pasquale” shkruar nga kompozitori Gaetano Donizetti erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në vijim të sezonit artistik në këtë institucion. TKOB shprehet se kjo shfaqje mbylli rrugëtimin në skenë, duke afruar një publik të ri. ““Don Pasquale” një shfaqje e jashtëzakonshme e sjellë në kuadër të projektit “Opera për fëmijë dhe familje”, mbylli rrugëtimin dy ditor në skenën magjike të TKOB-së, duke afruar me kulturën operistike, pranë dyerve të teatrit, një publik tërësisht të ri artdashësish. Me idetë regjisoriale të Mariano Bauduinit dhe të as. regjisores Ada Gurra, me mjeshtërinë e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, dirigjuar nga Massimo Spadano, dhe me profesionalizmin e solistëve të TKOB-së, jehonat e të qeshurave u përhap mahnitshëm në gjithë sallën”, shprehet në faqen e tij Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për këtë vepër. Kur “Don Pasquale” u shfaq për herë të parë në janar 1843 në Paris, Gaetano Donizetti kishte një karrierë të konsoliduar në botën e operës italiane dhe ishte në kulmin e pjekurisë së tij artistike. Ai kishte pasur sukses të madh me operan “Lucia di Lammermoor”, “La Fille du Règiment” dhe vepra të tjera, por nuk kishte arritur të merrte pozicionin e lakmuar të Drejtorit Real “Collegio di Musica” në Napoli. Në një material më parë në faqen e TKOB-së thuhet se tipike për “Don Pasquale” është efektiviteti me të cilin lirika dhe melankolia i kundërvihen buzëqeshjes djallëzore apo edhe të qeshurës së sinqertë të krijuar nga mjeshtri. Libreti i operës “Don Pasquale” i nënshkruar M. A. (Giovanni Ruffini), u bazua në një libret të autorit Angelo Anelli, të muzikuar nga Stefano Pavesi në 1810 me titullin “Ser Marcantonio”. Gaetano Donizetti ishte një kompozitor i njohur italian. Gjatë gjithë karrierës së tij, Donizetti shkroi 74 pjesë muzikore, duke përfshirë opera, masa, kantata, etj.
Më të lexuarat


“Don’t cry for me Argentina” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, koncerti vjen me një ndërthurje mes muzikës klasike, pop dhe rock

Muzeu “Onufri” në Berat, 10.081 vizitorë në muajin maj

Arian Sukniqi: Muzikali “Rituali i jetës” kthehet pas më shumë se një dekade në TKOB me frymë të re dhe konceptim përshtatur kohës

Etnor Canaj: Vendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike dëmton rëndë kërkimin shkencor, pretendimet e Akademisë së Shkencave nuk janë aspak bindëse

Këngëtarja Shakira kthehet në Barcelonë me djemtë e saj

Adrian Devolli: Nuk kemi një politikë për artin dhe kjo që ndodh është shkatërruese, sepse nuk stimulohen artistët

“Agimi” do të kompensojë një hallkë të munguar në sistemin e promovimit kinematografik

Festivali “MetroSound” në edicionin e pestë me muzikën e viteve ’90-të, Eda Zari në skenë në natën e parë

Akademia e Studimeve Arkeologjike do të nisë një betejë ligjore kundër vendimit për mbylljen

Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë
