BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Kultura

TKOB: Opera “Il Trovatore”, një produksion me elementë modernë

TKOB: Opera “Il Trovatore”, një produksion me elementë

Opera “Il Trovatore” u shfaq dy vite më parë, në datat 8, 9, 10, dhe 11 maj në Pallatin e Kongreseve. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se vepra ishte premiera më e madhe e sezonit operistik 2019. Me një skenografi ndër më të mëdhatë të realizuara ndonjëherë nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, ky produksion u realizua në kuadër të Ditës së Evropës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri. “Ky ishte një produksion ndërkombëtar, i cili bëri bashkë artistë shqiptarë dhe evropianë nga Italia, Serbia, Ukraina dhe Gjeorgjia. 50 për qind e këtij kasti përbëhej nga artistë të rinj të punësuar rishtazi në TKOB, të cilët debutonin në kryerole. Një produksion i realizuar me elementë modernë, të një dimensioni gjigand, që ndërthur elementët grafikë dhe skenikë në një skenografi madhështore”, shprehet institucioni, që ka publikuar dhe disa foto nga vepra para dy vitesh. “Il Trovatore” i ka të gjitha, një hero, një heroinë vetëmohuese, një keqbërës, skelete në dollapin e familjes dhe katër akte të mbushura me muzikë plot pasion dhe lavdi. Libreti është shkruar nga Salvadore Cammarano dhe Leone Emanuele Bardare. Kjo opera u vu në skenë për herë të parë në TKOB, në mars të vitit 1965. Operat “Rigoletto”,“La Traviata” dhe “Il Trovatore” vijojnë të jenë pjesë e repertorit të teatrit. Opera “Il Trovatore” është opera më e shfaqur në botë e kompozitorit Giuseppe Verdi. Një histori rivaliteti familjar, hierarkie dhe hakmarrje. Një vepër me një muzikë të jashtëzakonshme të kontrasteve të forta ritmike, që shkaktojnë “turbulenca” të forta emocionale, shkruante më herët TOB. Opera “Il Trovatore” sjell historinë e dy vëllezërve, të cilët ranë viktimë e fatit. Manrico dhe Conti di Luna, të ndarë në vegjëlinë e tyre, janë të destinuar të ndjekin rrjedhën e jetës, pa asnjë mundësi shpëtimi. Ata jetojnë në mes hakmarrjes, luftës për pushtet dhe dashurisë për të njëjtën femër. Një nga kryeveprat e Verdit, për libretin e të cilës ai kompozoi koralet dhe ariet më të fuqishme. Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori më njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit të XIX. Ai mbetet si njëri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës. Ai arriti të bashkojë traditat më të bukura të operës italiane, të mbetet thellësisht kombëtar, t’u shmanget elementeve negative të operës italiane, të absorboj elementet pozitive që ishin shfaqur në artin e operës në shekullin e XIX, madje edhe disa elemente të reformës së Vagnerit dhe të realizimit të letërsisë së kohës.