BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

TKOBAP në pritje të hapë dyert, kujton 60- vjetorin e Ansamblit Popullor

TKOBAP në pritje të hapë dyert, kujton 60- vjetorin e Ansamblit

Tre vjet më parë në vendin tonë u festua 60 -vjetori i Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve. Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehet se kjo ishte një ngjarje historike. Sipas institucionit viti 2017 celeberoi në shkolla, qytete e turne këtë ngjarje historike. “Ndërkohë që presim hapjen e dyerve të teatrit, kujtojmë sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve. Tre vjet më parë festuam 60 -vjetorin e krijimit të Ansamblit Popullor. Viti 2017 celebroi në shkolla, qytete, turne këtë ngjarje historike, e cila kulmoi në galanë e madhe me pjesëmarrjen dhe performacën e artistëve nga të gjitha brezat, atyre që e themeluan dhe vijojnë punën në Ansamblin Popullor”, shprehet TOB. Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e AKVP-së tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që AKVP-ja të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnise me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota. AKVP-ja prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe interpretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi. AKVP-ja ka mbledhur artistët më të talentuar në këtë drejtim, që të pasqyrojë sa më denjësisht kulturën shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në jetën e tij artistike, AKVP-ja ka rreth 100 premiera, me repertor të zgjedhur. Në repertorin e tij janë mbi 100 valle me motive nga të gjitha trevat shqiptare, me tematikë të larmishme e koreografi të spikatur. Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishëm dhe mjaft të suksesshëm në jetën e ansamblit.